• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këstet e ish-të përndjekurve, 630 përfitues me dosje të paplotësuara

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-të përndjekurit, përfitues të kategorisë parësore që presin të marrin këstin e pestë dhe të gjashtë, duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave dokumentet për të marrë paratë. Burime nga Financat bëjnë të ditur se janë rreth 630 përfitues, që nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin e nevojshëm për të marrë dëmshpërblimin. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy dokumentet që mungojnë në pjesën më të madhe të dosjeve janë certifikata dhe numri aktiv i llogarisë bankare. Ministria e Financave bën të ditur se kur ish-i dënuari politik që jeton ose trashëgimtari ligjor humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave:

i). Vendimin e gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinalin, ose kopje e njësuar;

ii). Numër Llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor;

iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte) të kujdestarit ligjor;

iv). Certifikatë personale të ish-të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit. Ndërkohë, ish-të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave:

i). Prokurën e posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, pasaporte) për çdo të përfaqësuar;

ii). Numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij; iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte) të tij;

iv). Certifikatë personale të ish-të dënuarit politik jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.

GJASHTË KATEGORITË

Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Kjo kategori duhet të paraqesë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numrin e llogarisë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë, që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kjo kategori duhet të paraqesë raport mjeko- ligjor, origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga KEMCAP, raport mjekoligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”, certifikatë personale dhe numrin e llogarisë bankare në lek. Për kategorinë e katërt, prioritet kanë personat ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Përfituesit e kësaj kategorie duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur, certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur dhe numër llogarie bankare në lek.

Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë “Persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”. Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar, certifikatë personale të të miturit / miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më, certifikatë familjare të ish-të dënuarit, ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur, dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin, në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më dhe numër llogarie bankare. Për kategorinë e gjashtë prioritet kanë “Persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

BW/d.i.

 

Next Post
Gjuriç: Serbia do të vazhdojë projektet në Kosovë

Gjuriq thotë se mund mos të jetë më negociator në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In