Ueb faqja e njohur e futbollit, “Squawka”, ka bërë formacionin ideal të Përfaqësueses së Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës në shtator do t’i fillojë eliminatoret për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj Finlandës në Helsinki. Para fillimit të eliminatoreve, ueb faqja “Squawka”, ka bërë formacionin ideal të Përfaqësueses së Kosovës.
Nëse Kosova do të mund t’i afrojë këta lojtarë që janë në formacionin e “Squawka” nuk është larg mëndësh që të kualifikohemi në Kampionatin botëror, citohet “Express”. (b.an)









