• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kështjella, referenca te filmit Barbie dhe roza si forcë kundër patriarkatit

by A R
14/01/2024 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fundjavë është hapur në COD ekspozita “Man of the Castle” e artistes vizuale Blerta Kambo.
“Man of the Castle” (Burrë i kështjellës) është seria fotografike që i jep titullin ekspozitës si dhe përbën krijimin kryesor në të. Seria bazohet në fotografi të ndërtesave me formë të ngjashme me kështjellat të ndërtuara nga burri i shtëpisë, ose burri i kështjellës.

Kambo, më pas, ndërhyn në mënyrë digjitale duke i kthyer ato në dritë infra të kuqe, e cila njihet edhe si drita e padukshme për syrin e njeriut. Vetia e dritës infra të kuqe kthen çdo gjë rreth e përqark kështjellave në rozë, ngjyrë e cila në qasjen heteronormative nuk është aq “burrërore”. Efekti i kësaj teknike bëhet më i dukshëm kur rrethohet nga natyra, e cila gjithashtu përfaqëson metaforikisht energjinë femërore të grave që jetojnë nën “burrin e kështjellës”, pra dritën e padukshme.

Krijimi i peisazhit të ëndrrave bie ndesh me forcën që këto ndërtesa rreken të përfaqësojnë. Për Kambon, patriarkati, sistemi që nënshtron gruan, është i njëjti sistem që shtyp burrat dhe i detyron ata të performojnë e të heshtin emocionalisht.

Manifestimi i toksicitetit maskilist, ose i brishtësisë burrërore të kudondodhur në botë, por me specifikat ballkanike, vijon me referenca të tjera në ekspozitë: një skulpturë qelqi rozë – një shkallë e pamundur; perde rozë: referencë ndaj festave që zbulojnë gjininë e një bebi, por edhe të filmit Barbie; tekstet me dritë LED me shprehje popullore mizogjene dhe një seri screenshots (pamje ekrani) nga Tinder, aplikacioni i njohjeve online. Ekspozita ndodhet në Sallonin e Kryeministrisë dhe do të jetë e hapur deri më 14 shkurt. “Man of the castle “ është mbështetur nga COD dhe Bashkia Tiranë.

Blerta Kambo (lindur në 1985) është një fotografe dhe artiste vizuale shqiptare.
Projektet e saj personale ndjekin një qasje konceptuale, të cilat drejtohen në tematika si: arkivat, trillime/të vërteta të shumëfishta, ekofeminizëm, maskiliteti i brishtë, hapësira si ndjesi dhe arkitektura e ngulitur në hapësirë, si narrativë në kontekstin e saj social.
Në 2023 Blerta ishte finaliste për çmimin e artit bashkohor Circa, Londër, MB.

Next Post
Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit: Shkak tërmeti, vuante nga…

Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit: Shkak tërmeti, vuante nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com