Njëri nga këshilltarët e Donald Trump për çështjet e veteraneve dëshiron që Hillary Clinton të pushkatohet për tradhti. Al Baldasaro, përfaqësues dhe delegat i të nominuarit republikan për shtetin New Hampshire, i bëri këto komente gjatë një interviste për emisionin e radios “The Kuhner Report”, të martën, raporton Huffingtonpost, përcjell Express. “Hillary Clinton është një turp për gënjeshtrat që ua ka thënë nënave për fëmijët e tyre të cilët u vranë në Bengazi,” tha ai. “Hillary Clinton duhet të vendoset në vijën e pushkatimit dhe të vritet për tradhti,” tha Baldasaro.