• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Këshilltari i Trump-it befason: Luftën e Kosovës nuk e fitoi NATO, por Millosheviçi!!!

by Java News
01/03/2017 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari për Sigurinë i presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, gjenerali Raymond McMaster ka shokuar me analizën e tij se në luftën e Kosovës nuk fitoi NATO, por forcat e Sllobodan Millosheviçit. Gazetarja e njohur gjermane, Renate Flottau, që ka mbuluar rajonin tonë prej 30 vitesh, shkruan në ‘Huffington Post Deutschland’, se McMaster mendon se fitues i luftës në vitin 1999 nuk ka qenë NATO, por Millosheviçi.

Sipas analizës së publikuar nga McMaster në vitin 2003, fushata e bombardimit e NATO-s u kthye në një makth për aleancën.

McMaster thotë se NATO u mundua ta mbulojë humbjen me një seri ‘lajmesh false’.

Kështu, edhe pse NATO deklaroi se ka shkatërruar 450 raketa serbe, në fakt shkatërroi vetëm 20 të tilla.

Pavarësisht se u tha se janë shkatërruar 120 tanke serbe, u shkatërruan vetëm 14 të tillë.

Pas një fushate prej 78 ditësh, shoqëruar nga 40 mijë fluturime, nuk u shkatërrua as 5 përqind e makinerisë luftarake serbe.

 

McMaster shkruan se zyrtarët e NATO-s fërkuan sytë me mosbesim kur në fund të luftës panë se si e gjithë flota ajrore serbe doli e paprekur nga një hangar në Prishtinë dhe nisi udhëtimin për në Beograd.

McMaster thotë se ishte një dështim i teknologjisë më të avancuar në planet ndaj improvizimeve serbe.

Sa herë një avion spiun i NATO-s fluturonte mbi pozicionet serbe, ata fshihnin tanket e makineritë ushtarake dhe nxirrnin në pritë tanke kartoni.

Lokalizimi i serbëve ishte i vështirë edhe për shkak se mbrojtja ajrore serbe i detyronte avionët e NATO-s të fluturonin mbi 15000 këmbë lartësi.

Edhe radarët serbë ishin shumë të vështirë për t’u pikasur, pasi fshiheshin në gropa, duke shënuar kështu një dështim spektakolar të NATO-s.

Edhe më e rëndë bëhet situata, shkruan McMaster, po të mendosh se Serbia kishte shumë spiunë brenda aleancës. Një tjetër dështim ishte vendosja e helikopterëve Apache në Shqipëri. Pista ku u vendosën ishte me baltë dhe ujë të ndenjur. Fluturimi i parë i testimit solli rrëzimin e dy pilotëve dhe fluturimet natën ishin të vështira për shkak të terrenit malor dhe mungesës së mbështetjes tokësore.

Por përse erdhi dorëzimi i Millosheviç?

Autori shkruan se jo vetëm prej kërcënimit se do ndërhyhej me trupa tokësore, por më së shumti për shkak se Moska tërhoqi mbështetjen ndaj Millosheviç, duke sjellë kapitullimin e tij.

Ndërkohë seti i mësipërm i fotove është bërë në vitin 1999 nga Peter Marloë dhe tregon se si përgatitej NATO për fluturimet luftarake, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Çerpja ndiqte veprimet e bankës nga kafja, si i ndanin lekët grabitësit e bankave

Ku përfunduan 7 mln euro të grabitura? I penduari: 300 mijë euro që fitova i lashë në kumar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In