• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i Nishanit: Tryeza me partitë dështoi për shkak të arrogancës së Ramës

by A R
24/04/2017 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klevis Balliu, këshilltari i Presidentit Nishani për Marrëdhëniet me Jashtë, gjen arrogancën e Kryeministrit Rama si shkak të mosrealizimit të tryezës politike të kreut të shtetit me partitë parlamentare për zgjidhjen e krizës në vend, shkruan “Panorama”.

I diplomuar për Shkencat Politike në Richmond American International University of London, Balliu ka nisur punën si këshilltar i Presidentit që nga shkurti i 2015.

Si e vlerësoni situatën politike në vend, a shihni një zgjidhje të saj nga vetë aktorët politikë?

Për të gjetur zgjidhje të kësaj situate, duhet të shohim dhe vlerësojmë faktin se si mbërritëm në këtë krizë. Ka pasur një zhvillim të krimit të organizuar, që lidhet me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Droga është problematike për çdo vend, e kur flasim për një vend të vogël si Shqipëria, kjo kthehet në problem kombëtar. Duke marrë parasysh deklaratat e drejtorit italian të Antimafies, mediave ndërkombëtare, siç ishte Neë Europe, deklaratat e Departamentit të Shtetit, por qoftë edhe ndërkombëtarët që e shohin me pozitivitet qeverinë shqiptare, nuk mund të mohohet shqetësimi i madh për drogën. Këto para kanë tri destinacione; e para, drejt trafikut të qenieve njerëzore, e dyta, financimi i politikës, që janë zgjedhjet dhe, e treta, që është më e rëndësishmja, që është financimi i terrorizmit. Përdorimi i këtyre burimeve do të cenonte rëndë stabilitetin e vendit. Rreziku i madh në Shqipëri është bashkëpunimi i këtyre forcave të errëta të krimit me qeverinë.

A ka zgjidhje politike në këtë situatë?

Është më se normale që duhet të gjendet, por në këto kushte të lidhjes së krimit me qeverinë, zgjidhja nis me qeverinë teknike. Në këtë qeveri, si zoti Rama, si zoti Meta, edhe zoti Basha do të përfshihen në këtë qeveri teknike, pra do të ishte një proces gjithëpërfshirës.

Por kjo do të krijonte një precedent që do të riciklohej vazhdimisht të periudhë pragzgjedhore?

Nëse krijohet qeveria teknike dhe bëhen zgjedhjet me një standard të caktuar, rezultatin e të cilave nuk e mohonte as zoti Basha, as zoti Meta dhe as zoti Rama, nuk ka pse të krijohet precedent, sepse zgjedhjet janë bërë me standarde që kërkojnë dhe partnerët ndërkombëtarë. Pavarësisht problemeve që mund të ketë, një qeveri që vjen nuk do të mundë të ulë dot standardet. Por nëse do të provohej të kishim deklarata të drejtorit italian të Antimafies të DASH, do kishim foto, video, arrestime për qindra tonë kanabis të fshehur në tunelet e ushtrisë, atëherë jo vetëm një herë, por përditë mund të ketë qeveri teknike. Shqipëria është në një pozicion sa të favorshëm, por po aq problematik dhe një çekuilibrim i situatës politike në Shqipëri do të ndikonte negativisht në të gjithë rajonin. Po të marrim Maqedoninë, e cila mbase nuk do të ishte në atë krizë politike që është sot, nëse zoti Rama nuk do kishte ndërhyrë te partitë shqiptare, që është e pafalshme për marrëdhëniet ndërkombëtare. Deklarata që zoti Rama ka bërë për Presidentin Trump është e pafalshme.

Presidenti Nishani pati një iniciativë për të organizuar një tryezë të nivelit të lartë politik për të gjetur një zgjidhje për krizën. Përse kjo tryezë mbeti tentativë, pse dështoi?

Unë nuk do ta shikoja si dështim të Presidencës, por një dështim i politikës. Presidenti Nishani nuk është presidenti më konsensual sa u takon votave kur u zgjodh, por ka pasur një qëndrim dhe reagim konsensual ndaj partive politike. Kërkesa për tryezë politike nuk është kërkesë negative dhe nëse kjo nuk u realizua, ka vetëm një arsye: arroganca e nisur nga Partia Socialiste që në 2013-n me në krye Edi Ramën dhe kjo ka sjellë pamundësinë për të dialoguar. Mungesa e dialogut politik në vend po na çon për herë të parë në zgjedhje pa Reformë Zgjedhore. Dhe të gjitha këto lidhen me lidhjen e narkotrafikut. Sepse po të pranosh qeverinë teknike, do të ulesh dhe do t’u shpallësh luftë trafikantëve që qarkullojnë miliarda lekë të pista, të jesh transparent në fushatë. Dhe më lejoni të them se e vetmja parti që ka tentuar të bëjë transparencë të fondeve të saj është LSI-ja, asnjë nga partitë kryesore. Arroganca e PS-së çoi në mosrealizimin e tryezës së Presidentit, sepse ajo nuk pranoi asnjëherë që të flitej për qeveri teknike.

Qeveria teknike do të ishte pjesë e axhendës së tryezës së Presidentit?

Absolutisht, do të ishte një tryezë për një zgjidhje konsensuale. Se çfarë bëjnë politikanët, është punë e tyre, shqetësimi i Presidentit është destabiliteti i vendit. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa opozitën, atëherë vendi nuk ka demokraci, kthehemi prapa në kohën e monizmit të Enver Hoxhës. Pak gabime bëri Ministria jonë e Jashtme me votimin e Kubës dhe Palestinës në OKB, për arsye enigmatike, por tani kemi nevojë për një vijë që do të mbronte interesat kombëtare. Mendoj se PS-ja me qeveri teknike, duke qenë e prezantuar aty, nuk kanë se çfarë t’i frikësohet, përveç votës së popullit. Por ajo do t’i bëjë zgjedhjet të besueshme para popullit dhe partnerëve tanë. Por nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, sepse zgjedhje fasadë pa opozitën bën Bashar al Asad, apo Kedafi, kur ishte gjallë, apo Sadam Hyseini. Nëse zoti Rama pëlqen modelin e Bashar al Asad, këtë nuk e pëlqen shumica e shqiptarëve. /b.d

Next Post
Goli i fitores ndaj Realit, shënon 500 gola për Messin

Goli i fitores ndaj Realit, shënon 500 gola për Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In