• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshilltari i Mustafës, ish-pjesëtar i MUP-it të Serbisë?!

by A R
28/12/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ivan Tomiç, drejtor i Zyrës për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, por edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duket se para se të hyjë në politikë, ka qenë pjesë e MUP-it (Ministria e Punëve të Brendshme) të Serbisë. KosovaPress ka kontaktuar zyrën për media të Qeverisë së Kosovës, por ata kanë thënë se nuk janë në dijeni të këtyre pretendimeve. Ndërsa, i kontaktuar nga KP, Tomiç e mohon të ketë punuar ndonjëherë për çfarëdo institucioni të Qeverisë së Serbisë.

Burime të agjencisë brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se Ivan Tomiç ka punuar si pjesë e policisë serbe dhe për këtë është njoftuar zyra e kryeministrit, por se ata nuk kanë reaguar deri më tani. Tomiç mendohet se në Policinë e Serbisë ka punuar diku rreth vitit 2008. Ai ka pasur të postuar edhe në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një foto ku shihet me uniformë dhe me tre gishta të ngritur lartë. Këtë foto ai e ka hequr nga rrjeti social kohëve të fundit.

Gjithashtu, burime të KP-së brenda Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur se Tomiç është i lidhur ngushtë edhe me rusët. Gjatë këtij viti, Tomiç ka qenë pjesë e një seminari në “Rusko-Srpski Humanitarni Centar” (Qendra humanitare Rusi-Serbi) në Nish, vend ky që nga shërbimet e huaja të inteligjencës njihet si qendër e spiunazhit rus në Serbi. Në këtë vend dhe gjatë kësaj kohe, Tomiçi ka qenë i vetmi serb nga Kosova, gjë që flet për rëndësinë që ka Tomiçi te rusët.

Next Post

Çfarë të mirash i sjell trupit dhe shëndetit tuaj moskonsumimi sheqerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In