• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i Metës, kundër Veliajt për Parkun

by Java News
03/04/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë kundërshtimet edhe brenda mazhorancës ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe mënyrës se si ai po administron punët e kryeqytetit.

Këshilltari për Politikën e Jashtme i kryeparlamentarit Ilir Meta, Ralf Gjoni, sulmon sërish projektin e Erion Veliajt për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial. Gjoni e cilëson si “paçavure betoni” këtë projekt, ndërsa bën thirrje për të vazhduar betejën kundër betonizimit. Këshilltari i kreut të LSI-së dhe Kuvendit, Ralf Gjoni, ka bërë thirrje për protesta kundër ndërtimit që po bën kryebashkiaku i Tiranës në parkun e liqenit.

Përmes një komenti në profilin e tij në Facebook, Gjoni shprehet se betonizimi i Parkut nuk është një mashtrim i atyre që protestojnë kundër këtij projekti, por është një projekt totalisht i vërtetë që po realizohet përmes një arrogance të paskrupullt të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Doja të prisja 2 prillin për ta postuar këtë foto, për t’ju sensibilizuar miqtë e mi se kjo paçavure betoni e hekurash që po ngrihet dhe thellohet dita-ditës në Parkun e Tiranës nuk është mashtrim – është totalisht prej vërteti. Ky nuk është thjesht rezultati i shëmtuar i idiotësisë së një arkitekti antimjedisor–totalisht i pandjeshëm ndaj nevojave të Tiranës, por mbi të gjitha, pasojë e një arrogance të paskrupullt e cila injoron legjislacionin, përbuz shoqërinë civile dhe tallet me ndjeshmërinë qytetare. Ndaj dhe beteja kundër çdo lloj ‘betonizimi’ duhet të vazhdojë…”,- shkruan këshilltari i kreut të LSI-së Ilir Meta, Ralf Gjoni.

Në fakt, ky nuk është rasti i parë që Gjoni, ka mbajtur qëndrim mjaft të ashpër ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me protestat e shoqërisë civile apo dhe projektit të ngritjes së parkut të lojërave. Një muaj më parë, ai do të rreshtohej në radhët e pakënaqurve ndaj Veliajt, lidhur me arrogancën me të cilën Bashkia e Tiranës po administron debatin mbi Parkun e Liqenit dhe protestën e biznesit të vogël kundër taksave të reja të bashkisë.

Shqip

Next Post

BE thërret Kosovën e Serbinë për njohjen reciproke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In