• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i DASH mbërrin nesër në Serbi, Bërnabiç: Do diskutohet për premtimin…

by
11/01/2023 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i DASH Derek Chollet ka nisur vizitën në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Serbi. Presidentja serbe, Ana Bërnabiç, para takimit me Chollet ka thënë në një intervistë se në tryezën e diskutimeve do të jetë edhe premtimi që SHBA i ka dhënë Serbisë për formimin e asociacionit.

“Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo për televizion serb, Pink.

Bërnabiç ka deklaruar se nuk ka pritshmëri nga vizita e Cholletit në Beograd, sa i takon kësaj çështjeje.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel. Më pas, më 2015, është arritur marrëveshja mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen. Formimin e Asociacionit e kanë kërkuar edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Pavarësisht këtyre kërkesave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik.

/e.d

Next Post
Burime mediatike: Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, bashkë me dy drejtorë të institucionit

Burime mediatike: Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, bashkë me dy drejtorë të institucionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com