• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshilltarët e LSI-së, konsulta me të rinjtë për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës

by A R
06/12/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërmorën një dëgjesë publike me shoqërinë civile lidhur me pretendimet që kanë të rinjtë për projektbuxhetin e ri të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016.

Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Duke komentuar projektligjin e ri të qeverisë dërguar në Kuvend lidhur me vetëqeverisjen vendore, Këshilltari i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari,  u shpreh se kjo nismë duhet më parë t’i nënshtrohet një konsultimi publik me këshilltarët vendorë dhe me grupet e interesit.

“Në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët, por dhe të dëgjesave që ne kemi  bërë jo vetëm me lidershipin e të rinjve, por edhe më gjerë, ka dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me një projektligj që është dërguar në Parlamentin shqiptar, projektligji për vetëqeverisjen lokale. Ne jemi të bindur se ka nevojë për një ligj, ka nevojë për një vetërregullim sepse vetë ndarja e re administrative territoriale kërkon nga ana saj një ligj të ri. Por nga ana tjetër, ky projektligj duhet të ishte pjesë e diskutimit publik, të ishte pjesë e konsultave, sepse nuk mundet të dërgohet në parlament një projektligj i cili nuk kalon në konsultë publike, i cili nuk konsultohet me bashkitë e vendit tonë, nuk konsultohet me këshilltarët, nuk konsultohet me qarqet apo me këshillat e qarqeve”, tha  Braimllari.

Kreu i grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Shezai Rrokaj u shpreh se ky ishte takimi i parë që organizohet në kuadrin e dëgjesave me qytetarët e Tiranës dhe me grupet e interesit.

“Ne kemi treguar që e kemi prioritet rininë si formacion politik. Kemi një pjesëmarrje në këshillin bashkiak dominuese nga ana e rinisë sepse konsiderojmë që Tirana mund të jetë e gjallë, mund të jetë e re falë mendësisë, falë frymës që ia jep rinia. Rinia jonë ka probleme nga më të mëdhatë. Problemi i parë i saj është problemi i integrimit në gjithë jetën arsimore, edukative, kulturore, por dhe sipërmarrëse të vendit. Problemi i dytë i rëndësishëm është që në kuadrin e ndarjes së re administrative, konceptimi i funksionimit të politikave rinore duhet të bëhet në kuadrin e kësaj ndarje të re administrative për të krijuar një sinergji nga komunat më të largëta deri tek njësitë administrative”, u shpreh Shezai Rrokaj.

Next Post

Kamioni "Volvo" testohet në terren nga një 4 vjeçare (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD duhet të riformatohet”, Krasniqi: Ndryshimet statutore nuk kanë asnjë ndikim

“PD duhet të riformatohet”, Krasniqi: Ndryshimet statutore nuk kanë asnjë ndikim

May 27, 2026
FOTOLAJM/ Simpatizantja e PS në Korçë bën tatuazh emrin e Edi Ramës dhe Romina Kukos

FOTOLAJM/ Simpatizantja e PS në Korçë bën tatuazh emrin e Edi Ramës dhe Romina Kukos

May 27, 2026
Liza e qymyrit

Vapa dhe Tirana që nuk është më!

May 27, 2026
Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore, të enjten partitë hapin garën për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore, të enjten partitë hapin garën për zgjedhjet e 7 qershorit

May 27, 2026
“Pjesë e hetimit mbi dokumentet e klasifikuara”, Biden padit Departamentin e Drejtësisë: Të ndalet publikimi i intervistës sime

“Pjesë e hetimit mbi dokumentet e klasifikuara”, Biden padit Departamentin e Drejtësisë: Të ndalet publikimi i intervistës sime

May 27, 2026
Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

May 27, 2026
“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet”, mesazhi i Berishës në mbledhjen e kryesisë së PD

“Misioni ynë është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi ynë në pushtet”, mesazhi i Berishës në mbledhjen e kryesisë së PD

May 27, 2026

Futjen e Shqipërisë në BE mund ta dështojë vetëm drejtësia

May 27, 2026
Pas takimit me ministrin grek, kreu i Diasporës jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë: Ja çfarë të kenë kujdes

Pas takimit me ministrin grek, kreu i Diasporës jep lajmin e rëndësishëm për emigrantët shqiptarë: Ja çfarë të kenë kujdes

May 27, 2026
Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In