• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltarët e Berishës e Metës s’votuan ndihmën ekonomike për njerëzit në nevojë, Veliaj: Më thanë se kishin urdhër nga kryetari partisë, papagaj që thjeshtë memorizojnë

by Java News
01/02/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e djeshëm të këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët nuk votuan dhënien e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë dhe bonusin e qirasë për të pastrehët.

Nga shkolla e re “Asim Vokshi”, kryebashkiaku u shpreh se këshillat duhet të jenë edhe hapësira ku zhvillohen beteja civile dhe shkollat kanë një rëndësi të veçantë për të përgatitur qytetarë me arsyetim europian.

“Beteja që kishim dje në Këshillin Bashkiak… pasi bashkia u përpoq gjithë javën për të sistemuar disa familje me ndihmë ekonomike dhe me bonus qiraje, për të kaluar buxhetin për Kolegjin e Europës, vijnë disa kolegë që përfaqësojnë forca të tjera politike dhe thanë: ‘Unë nuk të lë të flasësh!’. Por, si do funksionojë demokracia nëse nuk shpjegoj çfarë do të votojmë? Kur e pyeta privatisht pse sillesh keshtu, pse nuk lejon që të bëjmë një ‘betejë’ civile, ose të paktën të kalojmë në një votim, më tha ‘sepse kryetari i partisë më tha bëj kështu!’.

Pyetja këtu nuk është a është ai i arsimuar dhe a ka mbaruar shkollën. Pra, këtu nuk është pyetja të mësojmë, duke qenë papagaj që thjesht memorizojnë. Këtu pyetja është: a kemi ne aftësi analitike? A kemi logjikë? A kemi arsyetim europian? ajo që unë shpresoj shumë që, më shumë se sa zysha t’i thotë dikujt ngrihu dhe trego se çfarë ke mësuar, është të tregojmë që ne kemi aftësi të logjikojmë.

Fakti që ende në 2024 ne kemi debate të kësaj natyre në Parlamentin e qytetit, do të thotë se ka shumë diploma, por jo detyrimisht shumë arsim. Dëshira ime është që në këtë shkollë të kemi aq shumë arsim, aq sa kemi diploma, se kjo është mënyra më dinjitoze për ta përballur”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Bardhi në Washington, merr pjesë në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”: SHBA mbetet aleat i përjetshëm

Bardhi në Washington, merr pjesë në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”: SHBA mbetet aleat i përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In