• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillimi Kombëtar/ Rama: Kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë qytetarët e këtij vend

by Java News
07/02/2022 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshillimi Kombëtar është kthyer kryefjalë të angazhimit të kryeministrit Edi Rama në muajt e parë të vitit 2022. Ditën e sotme Rama ka ndarë disa foto nga angazhimi i qytetarëve për të plotësuar këtë formular, duke u kthyer përgjigje skeptikëve që kjo duhet të ishte bërë në fillim të mandatit të parë.

“Kam ndeshur gjatë këtyre ditëve disa që komentojnë këtu, se Këshillimi Kombëtar duhej bërë në fillim të mandatit të parë, jo të të tretit. Sa mirë do ishte që njerëzit t’i dinin të tëra qysh në nisje të çdo pune, po ja që puna na mëson shumë gjëra të reja. Pra kjo nuk është një ide e vjetër, po një praktikë e re e këtij mandati të ri. Këshillimi Kombëtar është një shprehje e re e vullnetit të mirë, për t’i përshirë në vendimmarrjet tona qytetarët pa dallime partiake. Disa shkruajnë se nuk e plotësojnë pyetësorin, sepse nuk kanë fare besim që opinionet e tyre mund të merren parasysh. Beso dhe kontrollo, thotë Populli”, shkruan Rama.

Ai shton se nuk ka bërë vaki më parë që qeveria e këtij vendi të pyesë qytetarët e këtij vendi shtëpi më shtëpi ndaj kërkon një shans për këtë përpjekje.

“Asgjë nuk kushton besoj dhënia e opinioneve për 12 çështjet e hedhura për këshillim, krahasuar me harxhimin e kohës për komente që mund të lihen për më vonë. Le t’ia lemë kohës pas përfundimit të këtij këshillimi të parë, që të tregojë me fakte se sa seriozisht e ka qeveria këtë proces. Deri atëherë mund të them vetëm se ne nuk do të kishim asnjë arsye ta ndërmerrnim këtë nisëm të re, po të mos e kishim shumë seriozisht qëllimin e saj. Disa të tjerë thonë se nuk janë pyetjet e duhura apo se duheshin edhe pyetje të tjera. Ne kemi shprehur hapur dhe ndershmërisht dilemat tona për ato 12 çështje.

Mbase kur t’i kthehemi kësaj here të parë pas dy a tre vitesh, do të mendojmë se mund të ishte konceptuar më mirë, organizuar më mirë, shpjeguar më mirë, e me radhë. Sepse puna mund të na mësojë gjëra që sot nuk i marrim dot me mend. Por modestisht besoj se kjo nuk është një arsye për të mos e dhënë opinionin për këto çështje. Fundja kur ka bërë vaki më parë që qeveria t’i pyesë kaq drejtëpërdrejt qytetarët e këtij vendi, shtëpi më shtëpi? Le t’ia japim një shans kësaj përpjekjeje të re, ku të marrurit me politikë nuk është sharje, akuzë, përçarje, tifozllëk, sherr, kush jemi ne e kush jeni ju, po është diskutim me njerzillëk e atdhedashuri, mbi çështje shumë konkrete që kërkojnë vendimmarrje konkrete.

Jepeni ju lutem opinionin tuaj në linkun www.keshillimikombetar.al dhe bashkohuni me 164,851 qytetarët që deri mbrëmë janë përfshirë në këtë kuvendim popullor. Le ta degjojmë më shumë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të mbështesim njëri-tjetrin, si njerëz, si qytetarë, si shqiptar”, përmbyll Rama. /m.j

Next Post
Lea Ypi rrëfen kalvarin e familjes për Financial Times: Për mua Marksi nuk është as shenjtor, as armik!

Lea Ypi rrëfen kalvarin e familjes për Financial Times: Për mua Marksi nuk është as shenjtor, as armik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In