• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Kuvendi publikon avokatët që kaluan testin

by Java News
04/06/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka përmbyllur procesin e seleksionimit të kandidatëve që kanë aplikuar nga radhët e avokatëve për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Në total janë 10 kandidatë, të cilët kanë përmbushur kriteret ligjore për të qene pjesë e institucionit më të rëndë- sishëm të sistemit gjyqësor. Për këto poste të rëndësishme janë kualifikuar kandidatët Arben Prifti, Fatos Lazimi, Sokol Lamaj, Genti Sinani, Aben Vani, Alban Toro, Saimir Vishaj, Fatmira Luli, Gëzim Allaraj dhe Sinan Tafaj.

Për secilin prej kandidatëve është bërë verifikim për shlyerjen e detyrimeve pranë Tatim-Taksave dhe në rastet kur aplikuesi ka rezultuar debitor, atëherë Kuvendi i ka hequr pikë nga renditja. “Për kandidatin Sinan Tafaj, referuar shkresës së DPT-së, rezulton se ka detyrime tatimore të pashlyera, por që falen sipas ligjit 33/2017. Duke pasur parasysh që kandidati është përfitues i statusit të të verbrit, në bazë të ligjit 8098/1996 ‘Për statusin e të verbrit’. Referuar nenit 4 të këtij ligji, personat që përfitojnë statusin e të verbrit janë të përjashtuar nga të gjitha tatimet e drejtpërdrejta.

Mbi sa më sipër, për këtë kandidat nuk është aplikuar ulja në pikë për kriterin e përgjegjshmërisë dhe besueshmërisë”, thuhet në raportin e Kuvendit. Nga verifikimi i dosjeve tre kandidatë kanë marrë vlerësimin maksimal nga Kuvendi. “Në përfundim kandidatët kanë këtë shkallë të përmbushjes së kritereve profesionale dhe morale

A) Shkëlqyeshëm kandidatët: Sinan Tafaj, Arben Prifti dhe Fatos Lazimi;

B) Shumë mirë, kandidatët: Genti Sinani, Sokol Lamaj, Arben Vani, Alban Toro, Saimir Vishaj, Fatmira Luli dhe Gëzim Allaraj”, thuhet në raportin final.

TË PËRJASHTUARIT

Ndërkohë që nga gara janë skualifikuar 7 kandidatë, të cilët sipas argumenteve të sekretarit të Kuvendit të Shqipërisë, pjesa më e madhe e tyre nuk përmbushte kriterin e 15 viteve eksperiencë si avokat. Ndërsa vetëm njëri prej tyre ka rezultuar të ketë qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar i sigurimit të shtetit.

“Simon Vorfi nga verifikimi i dokumentacionit të bërë nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit rezulton se kandidati nuk përmbush kushtin ligjor të parashikuara nga germa ‘g’ e pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’. Mosplotësimi i këtij kushti është konfirmuar nga shkresa nr. 153, datë 24.03.2017, e paraqitur nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në raportin final të Kuvendit. Ndërsa kandidatët e tjerë të skualifikuar janë Aleksandër Raspopi, Arben Spaho, Ismail Uka, Vjollca Pustina, Ermir Mema, Betula Toto.

KANDIDATËT E KUALIFIKUAR PËR KLGJ-NË

1. Arben Prifti. Ka detyrime tatimore në vijimësi, afati i pagesës së të cilave sipas legjislacionit në fuqi përfundon në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi final mbetet i njëjtë me atë të Komisionit AD-Hoc pranë Avokatit të Popullit, 77 pikë.

2. Fatos Lazimi. Ka detyrime tatimore në vijimësi, afati i pagesës së të cilave sipas legjislacionit në fuqi përfundon në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi final mbetet i njëjtë me atë të Komisionit AD-Hoc pranë Avokatit të Popullit, 75.7 pikë.

3. Sokol Lamaj. “Studio Ligjore Lamaj”: me detyrime tatimore një pjesë e të cilave falen sipas ligjit 33/2017, ndërsa pjesa tjetër ka afat pagese deri në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nga rivlerësimi i ulen 3 pikë. Vlerësimi përfundimtar është 75.6- 3 = 72.6 pikë.

4. Genti Sinani. Nuk ka detyrime tatimore të pashlyera, vlerësimi i njëjtë me atë të Komisionit Ad-Hoc, me 72.6 pikë.

5. Arben Vani: nuk ka detyrime tatimore të pashlyera, vlerësimi i njëjtë me atë të Komisionit Ad-Hoc, me 70.6 pikë.

6. Alban Toro. Nuk ka detyrime tatimore të pashlyera dhe nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi për këtë kandidat mbetet i njëjtë me atë të dhënë nga Komisioni Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit, 66.4 pikë.

7. Saimir Vishaj. Ka detyrime tatimore në vijimësi, afati i pagesës së të cilave sipas legjislacionit në fuqi përfundon në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi final mbetet i njëjtë me atë të Komisionit AD-Hoc pranë Avokatit të Popullit, 64.8 pikë.

8. Fatmira Luli. Me detyrime tatimore, një pjesë e të cilave falen sipas ligjit 33/2017, ndërsa pjesa tjetër ka afat pagese deri në datën 20.07.2017. Për rrjedhojë, nga rivlerësimi i ulen 3 pikë. Në total, vlerësimi me pikë shkon në 60.3 pikë.

9. Gëzim Allaraj. Rezulton me detyrime tatimore, të cilat falen për shkak të ligjit 33/2017, ndërsa detyrimet tatimore të tjera në vijimësi kanë afat pagese deri në 20.07.2017. Për rrjedhojë, nga rivlerësimi i ulen 3 pikë. Në total vlerësimi me pikë shkon në 51.5 pikë

10. Sinan Tafaj. Referuar shkresës së DPT-së, rezulton se ka detyrime tatimore të pashlyera, por që falen sipas ligjit 33/2017. Duke pasur parasysh që kandidati është përfitues i statusit të të verbrit, në bazë të ligjit 8098/1996 “Për statusin e të verbrit”. Referuar nenit 4 të këtij ligji, personat që përfitojnë statusin e të verbrit janë të përjashtuar nga të gjitha tatimet e drejtpërdrejta. Mbi sa më sipër për këtë kandidat nuk është aplikuar ulja në pikë për kriterin e përgjegjshmërisë dhe besueshmërisë.

KANDIDATËT E SKUALIFIKUAR

1. Aleksandër Raspopi. Kandidati nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si jurist.

2. Arben Spaho. Kandidati nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si jurist. Gjithashtu, kandidati ka mungesa të theksuara dokumentacioni për të vërtetuar përmbushjen e kushteve ligjore.

3. Ismail Uka. Kandidati nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si jurist.

4. Simon Vorfi. Nga verifikimi i dokumentacionit të bërë nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit rezulton se kandidati nuk përmbush kushtin ligjor të parashikuara nga germa “g” e pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Mosplotësimi i këtij kushti është konfirmuar nga shkresa nr. 153, datë 24.03.2017, e paraqitur nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit.

5. Vjollca Pustina. Kandidatja nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si juriste.

6. Ermir Mema. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur rezulton se kandidati plotëson kushtin e përvojës prej të paktën 10 viteve si avokat, ndërkohë që nuk plotësohet kushti i vjetërsisë prej 15 vitesh në profesion si jurist.

7. Betula Toto. Kandidati nuk plotëson kriteret prej 15 vjet vjetërsi në profesionin e juristi bazuar në germën “d” të pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Next Post

Presidenti Nishani: Në BE si kontribues dhe jo si konsumatorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In