• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli Kombëtar i PD/ Endri Hasa: Është momenti më vendimtar, vjen pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë

by Java News
30/08/2023 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endri Hasa, anëtar i Kryesisë së PD-së, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën politike brenda Partisë Demokratike dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 2 shtator.

Hasa tha se konflikti i brendshëm brenda PD-së është i tejzgjatur, teksa shtoi se Partia Demokratike është dhe mbetet vetëm një. Në lidhje me Rithemelimin e Sali Berishës, tha se nuk është kurrsesi Partia Demokratike, pasi me datë 29 korrik demokratët kanë zgjedhur kryetarin e tyre.

“Është momenti më vendimtar, pasi vjen në një moment pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë të PD-së. Vjen në një moment në të cilën PD duhet që me anë të Kuvendit të çelë siparin e fytyrës së re të PD-së, fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Pas gjatë kësaj periudhe të vështirë, më 29 korrik zgjodhi kryetarin e saj dhe do vijojë me përgatitjet për sfidat e radhës që t’i ofrojë shqiptarëve alternativë. Duhet të reformohemi, të njohim gabimet e së shkuarës dhe të ofrojmë një forcë politike për shqiptarët.

Më 2 shtator të mblidhet Kuvendi Statutor i PD-së. Në Kuvend përcaktimet se kush janë të ftuar janë statutore. Do vijnë përfaqësi nga degët e gjithë vendit. Sot dhe nesër, publiku do bëhet me dije për vendimmarrjet. Ajo që është e rëndësishme është ajo që nde duhet të përgatitemi për tu bërë alternativa e shqiptarëve. PD është dhe mbetet vetëm 1. Kemi parti të tjera, PS-të Ramës, të Berishës, por nuk është parti. PD është në detyrë, ka zgjedhur kryetarin e saj, do të bëj Kuvendin e saj Statutor më datë 2 dhe ne do të shpalosim platformën politike për t’u afruar shqiptarëve alternativë.

Ne duhet të shkëputemi nga e shkuar, duke u kërkuar ndjese atyre që ne kemi zhgënjyer. Gjithsecili ka pjesën e tij të fajit. Besimi i shqiptarëve ndërtohet duke komunikuar me ta duke ofruar individët dhe programin më të mirë qeverisëse”, u shpreh Hasa.

Sakaq ai u pyet në lidhje me marrëdhëniet me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeten Jorida Tabaku, ku tha se PD zyrtare, dialogun me çdo demokrat apo deputet.

“PD zyrtare, dialogun me çdo demokrat apo deputet, ajo që unë kam kërkuar ka qenë në Kryesi dhe kjo ka qenë pjesë e vendimmarrjes së 6 qershor. Në momentin që institucionet vendosin, vendimmarrjet duhen respektuar. Ka dhe raste që nuk respektohen dhe këto i bëjnë dëm partisë. Ne kemi vijuar proceset dhe PD duhet të ecë para. Unë personalisht kam kërkuar ka qenë rikonstruktimi i partisë, dialogimi dhe çuarja e agjendës. Partia ka institucionet e saj dhe duhet respektuar.  Dialogu është i hapur me çdo anëtar të PD-së. Unë vetë skam folur me Bardhin ose Tabakun gjatë muajin gusht. Megjithatë të gjithë janë të ftuar.

Është përgjegjësia politike e çdo personi politik, që të afrojmë njerëz dhe e mira është kur gjen kapacitete të reja, individë që i bëjnë nder PD-së dhe shqiptarëve”, shtoi më tej anëtari i Kryesisë së PD-së./f.s

Next Post
I dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik heroine, arrestohet Alket Hatija

I dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik heroine, arrestohet Alket Hatija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com