• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati: Procesi i Berlinit, komplementar i integrimit evropian

by
22/07/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori sot pjesë në takimin e posaçëm të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, kushtuar prioriteteve të Shqipërisë në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe të pritshmërive për Samitin e radhës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit do të mbahet nën kryesimin e Austrisë, në Vjenë në fund të muajit gusht.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati theksoi se “Procesi i Berlinit, është një proces komplementar me procesin e integrimit evropian; në një farë mënyre ai përgatit afrimin e rajonit me nivelin ekonomik dhe me nivelin e integrimit të vendeve anëtare të BE-së”.

“Vizioni ynë politik është se stabiliteti në rajon dhe integrimi evropian nuk mund të jenë të qendrueshëm pa rritje të qendrueshme ekonomike. Për këtë arsye, Procesi i Berlinit duhet të konkretizohet me projekte të ndërlidhjes rajonale që kanë impakt ekonomik në rajon dhe ofrojnë përfitime të prekshme për qytetarët e vendeve tona”, u shpreh Ministri Bushati.

Referuar detyrave dhe angazhime në ndërmarra në konferencën e Berlinit vitin e kaluar, Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë hedhur disa hapa cilësore dhe afatgjatë, prej të cilave mund të veçohen themelimi i pritshëm i Fondit të Ballkanit Perëndimor si dhe platforma që do të miratohet në Vjenë për të inkurajuar dhe mbështetur mobilitetin e të rinjve, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale, duke përfshirë forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fusha si siguria energjetike, transporti, infrastruktura dhe turizmi.

Në përgjigje të pyetjeve të pjesëmarrësve të Këshillit mbi prioritetet e Shqipërisë për Konferencën e Vjenës, Ministri i’u referua nevojës së vendeve të rajonit për një paketë zhvillimore në formën e një kornize të posaçme financiare, në mënyrë që ndërlidhja e Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet. “Në këtë kontekst, Shqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BE-së drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit” u shpreh Ministri Bushati.

Next Post

Zbulohet Kurani më i vjetër, kur profeti ishte gjallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In