Këshilli Islamik në Pakistan propozoi një ligj që i “lejon burrat të rrahin lehtë gratë e tyre nëse ato refuzojnë të kenë marrëdhënie seksuale”, transmeton Klan Kosova.
Këshilli i Ideologjisë Islamike, i përbërë prej 20 anëtarëve është organ kushtetues i Republikës Islamike të Pakistanit, që këshillon Parlamentin e Pakistanit nëse ligjet janë apo jo në përputhje me mësimet e islamit.
Propozimi ndalon rrahjet e dhunshme dhe thotë se “një shkop i vogël mjafton për të shkaktuar frikë”, dhe shihet si një kundërpërgjigje ndaj një projektligji të mëparshëm që parashikonte mbrojtje për gratë e abuzuara.
Këshilli i hodhi poshtë këtë duke e cilësuar joislamike dhe shkroi propozimin e tij që përfshin edhe rekomandimet për rrahjen e lehtë.
Rrahja është e pranueshme sipas këtij këshilli kur gruaja nuk mbulon kokën, nëse bashkëvepron me të panjohur, nëse flet me zë të lartë dhe nëse jep para pa lejen e burrit. (b.an)