• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Sigurimit mban sot seancën për Kosovën

by A R
22/04/2024 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvillon këtë të hënë (22 prill) seancën për Kosovën.

Në seancën që nis në orën 16:00, do të jenë të pranishëm Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).

Në qendër të diskutimit në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit do të jetë progresi i Kosovës, zbatimi i reformave, të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit, etj.

Presidentja Osmani bëri me dije se do të vërë theksin te drejtësia për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Në seancën e KS të OKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Osmani do të takohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Presidenti serb do të jetë gjithashtu prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit. Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, shkroi Vuçiq në rrjetet sociale.

/a.r

Next Post
“Raketat e Iranit mbi Koloseum dhe Kullën Eifel”, postimet e ministrit të Jashtëm izraelit ndezin polemika

“Raketat e Iranit mbi Koloseum dhe Kullën Eifel”, postimet e ministrit të Jashtëm izraelit ndezin polemika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com