• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Rezistencës së Iranit apelon: Regjimi po shpërndan spiunë në Shqipëri dhe Evropë

by Java News
19/08/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

IRAN- Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit që është kundër regjimit thotë përmes një deklarate se Këshilli Suprem i Sigurisë për Spiunazh në Iran ka dhënë urdhra të reja për përgatitjen e terrenit për terrorizëm kundër rezistencës iraniane në Evropë dhe Shqipëri.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit thotë se stacionet e Ministrisë së Inteligjencës janë urdhëruar të mbledhin informacione dhe t’i bëjnë presion qeverive europiane, sidomos Shqipërisë, që t’i pakësojnë veprimtaritë e Rezistencës Iraniane.

“Mercenarët dhe agjentët e regjimit duhet të dërgohen në Shqipëri dhe të përdoren nën pretekstin e familjarëve të anëtarëve të MEK”- thotë Këshilli i Rezistencës së Iranit.

 

Deklarata e plotë:

Urdhra të Rinj nga Këshilli Suprem i Sigurisë për Spiunazh dhe për Përgatitjen e Terrenit për Terrorizëm Kundër Rezistencës Iraniane në Evropë dhe Shqipëri

Duke iu referuar protestave të përhapura në qytete të ndryshme në gusht, Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit klerikal, tregoi armiqësinë e tij ndaj PMOI-MEK dhe tha më 6 gusht: “Nuk ka asgjë të keqe në protestat e popullit … por nuk duhet të jenë përgjigjja e disa njerëzve ndaj (kërkesave të) një grupi.”

Më pas, Këshilli Suprem i Sigurisë së regjimit, në një udhëzim drejtuar Ministrisë së Inteligjencës, Forcave terroriste Quds, Inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe agjensive të tjera të përfshira në eksportin e terrorizmit dhe fondamentalizmit, i urdhëroi të marrin masa të mëtejshme për të spiunuar MEK-në dhe Rezistencën Iraniane dhe për t’ua hapur rrugën akteve terroriste.

  1. Stacionet e Ministrisë së Inteligjencës në vende të ndryshme europiane janë urdhëruar të mbledhin më shumë informacion nga lëvizjet dhe veprimtaritë dhe të përdorin më shumë burime.
  2. Ministria e Inteligjencës dhe Forcat Quds duhet të ekzaminojnë aftësitë dhe potencialet njerëzore, politike dhe teknike për akte terroriste në vendet europiane, veçanërisht në Shqipëri, përmes përdorimit të mercenarëve jo-iranianë, në mënyrë të tillë që këto veprime të mund t’i atribuohen “konflikteve të brendshme të Muxhahedinëve (MEK)” apo “incidenteve natyrore” dhe regjimi të mos dalë fajtor.
  3. Për të justifikuar komplotet dhe skandalet terroriste të zbuluara tashme në Shqipëri dhe Francë (prill dhe korrik 2018), është e domosdoshme të shtohen dimensionet e luftës psikologjike dhe fushatës denigruese të shoqëruara nga influksi masiv i informacionit të rremë dhe prodhimi i dokumentarëve të rremë. Në këtë aspekt, Ministria e Inteligjencës dhe agjentët e mercenarët e saj jashtë vendit duhet të bashkëpunojnë me këshilltarët kulturorë të regjimit në vendet europiane, drejtorinë jashtë vendit të Radios dhe Televizionit Shtetëror, Organizatën e Propagandës Islamike dhe me organizata të tjera përkatëse. Prioriteti është të vihen në punë punonjësit dhe mercenarët e regjimit, sidomos agjentët jo-iranianë të cilët mund ta kryejnë misionin e tyre nën maskën e gazetarisë.
  4. Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Inteligjencës, dhe Forcat Quds janë urdhëruar t’i bëjnë presion qeverive europiane, sidomos Shqipërisë, që t’i pakësojnë veprimtaritë e Rezistencës Iraniane. Kjo detyrë duhet të kryhet përmes “qeverive dhe partive” miqësore në rajon, Europë dhe Ballkan, duke përdorur lidhjet politike dhe ekonomike.
  5. Mercenarët dhe agjentët e regjimit duhet të dërgohen në Shqipëri dhe të përdoren nën pretekstin e familjarëve të anëtarëve të MEK. Ministria e Inteligjencës dhe Forca Quds janë urdhëruar të dërgojnë agjentët e tyre, me ndihmën e disa të ashtu-quajturave organizata jo-qeveritare, në grupe nën pretekstin e “Familjarëve të Muxhahedinëve”, me të njëjtin model si në veprimet e tyre në Ashraf dhe Liberty.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit

16 Gusht, 2018

Next Post
“Rusia nën Putinin, lufta është vetëm fillimi”

Putin tregon dhëmbët/ Kthen autostradën në pistë urgjence

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In