• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për deputetin Prenga

by
06/09/2015 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për deputetin Prenga

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë pasi ka dëgjuar përfaqësuesin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe palën mbrojtëse si dhe vetë deputetin Armando Prenga u tërhoq rreth orës 20:51 për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e prokurorisë. Vetëm 7 minuta më pas, Këshilli bëri të ditur se kishte vendosur për të pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Një ditë pas ndalimit, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit socialist, Armando Prenga. Mbrëmjen e së dielës, Kryetari i Kuvendit thërriti mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, i cili pasi dëgjoi përfaqësuesin e Prokurorisë dhe avokatin e deputetit Prenga, vendosi të aprovojë kërkesën e Prokurorisë për hetimin e deputetit Prenga në gjendjen e arrestit.

Deputeti i Partisë Socialiste mbërriti rreth orës 19:30 minuta në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga forcat e policisë. Ai u shpreh para Këshillit të Mandateve se e gjitha kjo është një sajesë nga komisionerë të Partisë Demokratike, të cilët i njeh i gjithë qyteti.

“E gjithë kjo është një vorbull e ngritur ndaj familjes time për ta sulmuar atë. Nëse kam shkelur ligjin do të përballem me të”, ka thënë Prenga, ndërsa kërkoi që kjo ngjarje të shihet me përkushtim, “pasi duan ta promovojnë si çështje politike”, tha deputeti.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se, nga provat e administruara deri më tani gjatë fazës së hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet të ketë konsumuar veprat e mësipërme penale gjatë konfliktit të ndodhur me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur mesnatën mes së premtes dhe së shtunës në qytetin e Laçit. Veprat, të cilat dyshohet t’i ketë kryer deputeti Prenga, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe parashikohen si krime në Kodin Penal.

Duke argumentuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e këtyre veprave penale nga ana e deputetit Prenga, Prokuroria e Përgjithshme kërkon, me qëllim që t’i hapet rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga organi i hetimit, dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Next Post

Horoskopi 7 Shtator 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com