• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Mandateve dy raporte për Tahirin, PS: Vetëm hetim! PD-LSI: Të arrestohet!

by A R
21/10/2017 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve ka dalë me dy raporte lidhur me kërkesën e Prokurorisë e cila kërkon autorizim për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilin e akuzon për trafik droge në bashkëpunim me grupin Habilaj.

Mazhoranca ka rënë dakord që të vijojë hetimi ndaj Tahirit, si dhe t’i nënshtrohet kontrollit fizik. PS është shprehur kundër kërkesës për arrestim pasi i ka cilësuar provat të pamjaftueshme.

Ndërkohë, deputetët e PD dhe LSI kërkuan aprovimin e kërkesave të Prokurorisë. Të dy raportet e palëve do t’i shkojnë seancës plenare e cila do të marrë një vendim.

Në fund të mbledhjes ka pasur edhe disa reagime:

Nasip Naço i LSI: Në Kuvend do të shkojnë dy raporte, nga PS dhe nga PD. Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë Fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi

Enkelejd Alibeaj i PD: PS votuan kundër dhënies së autorizimit për arrest, ata janë kapur nga krimi e mafia

Gent Strazimiri i PD: Nuk është korrekte që të ndahet kërkesa e Prokurorisë. Lgjërisht thuhet që nuk është ky Saimiri që kërkohet nga Guardia di Finanza. 

Ulsi Manja i PS: Ishte e natyrshme që do kishim dy qëndrime, sepse ne si shumicë jemi të shqetësuar për të vërtetën, dhe këtë e kërkojmë te organet e drejtësisë, ndërsa opozita nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e pushtetit. Ndaj dhe do kishim dy qëndrime. Lidhur me kërkesën e Prokurorisë, ne e pranuam për dhënien e autorizimit për kontrollin e banesës dhe atë personal. Prokuroria është e lirë të vijojë me dinamikën e veprimit në funksion të çështjes, ndërsa lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, ne çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetje në prova. Pra, prokuroria shqiptare është e lirë pas vendimmarrjes në Kuvend të vijojë hetimet me të njëjtën dinamikë, pavarësisht se kanë nisur vetëm 72 orë më parë, ne do e mbështesim prokurorinë deri në fund. Vetë Tahiri tha se është në dispozicion të Prokurorisë dhe nuk do largohet jashtë shtetit. Këto vendimmarrje pati shumica sot në Këshill.

***

15:05/ Ka rinisur mbledhja e Këshillit të Mandateve i cili pritet të hartojë raportin, apo raportet nëse palët nuk bien në qëndrime të njëjta, lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon autorzim për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Fillimisht PD kërkonte mbajtjen e mbeldhjes me dyer të hapura për publikun, por kjo u hodh poshtë nga socilaistët të cilët referuar rregullores por edhe precedentëve në të shkuarën, kërkuan zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura për raportin final që do t’i përcillet Kuvendit.

PD u tërhoq nga kërkesa për zhvillimin e mbledhjes së hapur, dhe tashmë raportohet rinisja e mbledhjes.

Sipas të gjitha gjasave palët mund të dalin me dy raporte të ndryshme të cilat do të hidhen në votim në seancën plenare./a.m.

Next Post
Trupi i “lëmuar” i balerinës Klaudia Pepa (FOTO)

FOTO/ Klaudia Pepa nuk ndalet më, shfaqet totalisht nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In