Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit është shoqëruar me një batutë të kryeministrit Rama në adresë të kryetares së këtij këshilli, Rudina Hajdarin, të cilin e ka quajtur “zonja Topalli”.
Hajdari i ka kërkuar kryeministrit që të përmbyllë fjalimin e tij të gjatë, por Rama është përfshirë në një replikë, duke i thënë se nuk e kuptonte qëllimin e ndërhyrjes së saj.
Pasi Rudina Hajdari i ka kërkuar që të ndërpresë fjalën pasi u zgjat shumë, atëherë kryeministri i ka thënë me ironi: “Patjetër zonja Topalli”.
Gjatë kohës që PS ishte në opozitë, nuk ishin të paktat raste që Jozefina Topalli i ndërpriste fjalën deputetëve të pakicës, të cilët tejkalonin minutazhin apo flisnin jashtë rendit të ditës.
g.kosovari