• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Integrimit, Gogu: Rreth 1 mld euro për Shqipërinë, Plani i Rritjes si një dinamo për integrimin rajonal dhe europian

by A R
12/03/2024 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1 miliard euro do të përfitojë Shqipëria në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të mbështetur nga Bashkimi Europian. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, zv.kryetari i Keshillit, Toni Gogu, tha se Plani i Rritjes do të jetë si një dinamo e Integrimit Rajonal dhe Europian.

“Plani i rritjes është një dinamo që fuqizon integrimin rajonal dhe atë europian. Si i tillë, ka vend për ta preçizuar më mirë dhe për t’ia rritur fuqinë në vazhdimësi. Për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor është bërë një përllogaritje e përafërt e përfitimit (ku për Shqipërinë parashikohet të jetë 984 milion Euro në total, ~1BLN€).
Këto fonde janë të vëna në dispozicion të Shqipërisë. Nuk konkurojmë me asnjë vend nga rajoni për to.
Shqipëria konsiderohet si vendi lider në rajon që nuk do të ketë asnjë problem me disbursimin dhe pritet që përthithja të jetë në nivelin maksimal”– u shpreh gjate fjalës së tij, Gogu.

Teksa shpjegoi ndarjen e këtij fondi, ai qartësoi se çdo 6 muaj do të matet progresi për secilin tregues dhe do t’i paraqitet Bashkimit Europian përpara disbursimit të fondeve përkatëse.

“Gjysma e Fondit parashikohet të mbështesë drejtëpërdrejtë Buxhetin e Shtetit dhe gjysma tjetër e tij të kalojë për investime përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor/WBIF. Fondet do të kushtëzohen nga reformat, dhe shoqërohen me tregues përkatës për disbursimin e kësteve, ku çdo 6 muaj do të matet progresi për secilën pikë nga Komisioni Europian dhe do të autorizohet disbursimi.

Pjesa e 50% që do të kalojë për investime përmes WBIF, pritet të gjenerojë bashkëfinancim me bankat zhvillimore (Banka Europiane e Investimeve/BEI, Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim/BERZH etj) rreth 1 deri ne 2bln euro.

Pra injektimi total qe pritet per Shqiperine ne (2024 pas miratimit) 2025-2027 është midis 1 bln (500+500) deri në 2.5 bln Euro investime dhe mbështetje e drejtpërdrejtë në buxhet.” -tha Gogu gjatë takimit.

Deri në Maj-Qershor, Shqipëria pritet të miratojë 2 marrëveshje financiare me BE (për grant dhe për kredinë), që i hap menjëherë rrugën disbursimit të këstit të parë prej 7% që do jetë parapagim.

/a.r

Next Post
Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar që mori pjesë në krim

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar që mori pjesë në krim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com