Është mbledhur për herë të parë Këshilli Kombëtar i Integrimi Evropian, i cili drejtohet nga ish-ministrja dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu.
Mbledhja u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ndërsa të pranishëm ishin kreu Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, përfaqësues të BE në vendin tonë dhe anëtarët e këtij Këshilli.
Në fjalën e tij, Rama tha se është një eksperiencë tërësisht e re për politikën shqiptare dhe se ky model është marrë nga paraardhës të suksesshëm të rrugës drejt integrimit.
Ai ftoi opozitën t’i bashkohet punës së mazhorancës, e kryesisht sa i përket reformës në drejtësi.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, përcolli mesazhe për politikanët shqiptarë dhe punonjësit e administratës duke bërë thirrje për më shumë bashkëpunim.
Problematikat në këtë Këshill u paraqitën nga Bregu, e cila u shpreh kritike për ecurinë e procesit.
Sipas saj, anëtarësimi në BE është një proces i gjatë që kërkon reforma dhe vullnet politik.