• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshilli i Europës, mbikqyrje zbatimit të ligjit për pronat

by A R
11/12/2015 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten, Këshilli i Europës botoi vendimet dhe rezolutat e marra nga Komiteti i Ministrave për të Drejtat e Njeriut gjatë mbledhjes së fundit në datat 8-9 dhjetor, ku përfshihet dhe një qëndrim mbi ligjin e ri të kompensimit të Pronave të sekuestruara nga regjimi komunist, i cili u miratua një javë më parë nga parlamenti shqiptar.

Në vendimin e tij, Komiteti shfaqi kënaqësinë e këtij institucioni, që ligji i ri i Pronave në Shqipëri krijon një skemë kompensimi, si “një hap pozitiv mbi kthimin e pronës ish pronarëve”.

Megjithatë, Komiteti i Ministrave nënvizoi që detajet e skemës së kompensimit duhet të përcaktohen nga aktet nënligjore dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare t’i paraqesë këto akte, në mënyrë që të japë një vlerësim e plotë.

Komiteti gjithashtu i ka kërkuar qeverisë të shpjegojë se çfarë hartash për vlerësimin e pronës do të përdorë për skemën e re të kompensimit si dhe metodologjinë e saktë të përpilimit të tyre.

Gjithashtu, Komiteti inkurajoi autoritet shqiptare të mos e kursejnë mbështetjen logjistike, financiare dhe njerëzore për implementimin e ligjit. Ai i kërkoi qeverisë t’i dorëzojë një plan veprimi të përditësuar, në mënyrë që të monitorohet implementimi i ligjit.

Komiteti i kërkoi qeverisë që t’i vërë në dispozicion informacionin e kërkuar deri me 30 Janar 2016, në mënyrë që të vlerësojë progresin në implementimin e ligjit dhe të sigurohet se mjetet e vëna në dispozicion bëjnë të mundur që mekanizmat e krijuar të jenë efektivë.

Ligji për “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës,” u miratua nga parlamenti me votat e maxhorancës më 5 dhjetor.

Projektligji i jep të drejtë qeverisë të kompensojë me çmime shumë më të ulëta se sa realiteti i tregut të gjitha pretendimet e regjistruara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që nga viti 1993 si dhe krijon kushtet për të pranuar kërkesa të mëtejshme.

Projektligji thotë se çmimi me të cilën do të vlerësohet kompensimi i një prone do të jetë ai i përcaktuar me vendim të qeverisë, i njohur si “harta e vlerës” së pronës, e cili është miratuar në korrik 2014.

Ligji i aprovuar nga parlamenti vjen në kontekstin e detyrimeve që rrjedhin për shtetin shqiptar nga vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut mbi çështjen  “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.”

Ky vendim i marrë në 17 dhjetor 2012, i detyronte autoritet shqiptare të krijonin një mekanizëm të zbatueshëm për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndryshe Gjykata kërcënonte se do të pranonte kërkesat e ish-pronarëve në tërësi, duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë prej qindramilionë eurosh, gjë që mund të sjellë efektivisht falimentimin e shtetit.

Raporti i vitit 2014 i Gjykatës së Strasburgut tregon se 366 çështje kundër Shqipërisë janë të depozituara aty, në pritje të një vendimi.

Në  një deklaratë për shtyp të mërkurën, avokatja e shtetit Alma Hicka, e përshkroi vendimin e Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, si miratim të skemës së re të kompensimit të pronave si një zgjidhje e përshtatshme për detyrimet që rrjedhin nga vendimi pilot i gjykatës.

“Një sërë delegacionesh përshëndetën arritjet e autoriteteve shqiptare në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi kompleks, mirëpritën miratimin e Ligjit në Parlament dhe shprehën mbështetjen e tyre për Qeverinë Shqiptare,” tha Znj. Hicka nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare, në të cilin vunë në dukje me kënaqësi ligjin për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, i cili është një hap shumë pozitiv për t’i dhënë fund problemit të gjatë të kthimit ose kompensimit  të pronës ish-pronarëve,” shtoi ajo.

Shoqatat që përfaqësojnë interesat e ish pronarëve nuk bien dakord. Ato e kanë kundërshtuar ligjin si një zgjidhje të papërshtatshme, që në vend të përmirësojë situatën e individëve të shpronësuar nga regjimi komunist, e përkeqëson atë.

“Zgjidhja e propozuar shkel haptazi të drejtat e fituara dhe barazinë midis shtetasve. Interesi publik nuk mund të mbrohet duke shkelur të drejtat e individit,” thotë Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi,” një nga grupet e interesit që e ka kundërshtuar ligjin.

Ky grup interesi është i bindur se ligji zvarrit akoma më shumë procesin e shqyrtimit të dosjeve në Gjykatën e Strasburgut, nuk jep garanci për realizimin e procesit të kompensimit dhe kufizon të drejtën e ankimit te pronarëve.

Përtej vendimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, mbetet e paqartë nëse Gjykata e Strasburgut do ta pranojë ligjin si mjet të përshtatshëm dhe të pezullojë vendimet për çështjet tashmë të paraqitura përpara saj.

Më 10 nëntor kjo gjykatë mori një vendim mbi çështjen ”Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë,” ku pa e paragjykuar projektligjin, i cili u aprovua në parlament një muaj më vonë, urdhëroi  kompensimin e ankimuesit në bazë të hartës së aprovuar në 2008, e cila është përdorur në mënyrë konsistente dhe në çështje të mëparshme.  Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata i dha 12 pronarëve të shpronësuar 5.3 milionë euro kompensim për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Në këtë kontekst, gjykata vlerësoi që harta e aprovuar nga qeveria në 2014, mbi të cilën bazohet ligji i ri nuk reflekton vlerën e tregut, duke ngritur dyshime se ajo do ta pranojë ligjin e ri si një mekanizëm të përshtatshëm që i jep zgjidhje problemit të kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri.

 

Lindita Çela / BIRN

Next Post

Rihhana shkëlqen si diamant (FOTO VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In