• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kundër Thaçit: Korrigjimi i kufijve opsion i tejkaluar në kohë

by A R
06/08/2018 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kritikohen deklaratat e Thaçit të cilat cilësohen qëndrime “të tejkaluara në kohë”.

Në deklaratë theksohet se fryma e dialogut me Serbinë duhet të vijohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë:

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korrigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë.

Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me pergjegjësi këtë proçes i cili është shumë i rendësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.

Përmbushja me sukses sfidave të brendëshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracise dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës./a.m.

Next Post
VIDEO/ Momentet kur autoçisterna përplaset, si ndodhi tragjedia në Itali

VIDEO/ Momentet kur autoçisterna përplaset, si ndodhi tragjedia në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com