Sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit. Mirëpo lajmet e mira të pritura për Kosovën nuk erdhën. Sipas këtyre konkluzioneve Kosova nuk ka përmbushur ende kriteret për liberalizimin e vizave.
Në raportin e Këshillit Evropian përmendet rëndësia që Kosova të përmbush të gjitha standartatet për liberalizimin e vizave. “Këshilli Evropian inkurajon Kosovën të vazhdoj përpjekjet e saj në mënyrë që të bëjë përparim në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet ndër të tjera në raportë. Ndërkohë që Këshilli Evropian, ka pritur mirë lajmin për themelimin e dhomave të veçanta për Gjykatën Speciale.
Ndërkohë ka kritikuar situatën aktuale politike në vend duke bërë thirrje që ajo të zgjidhet urgjentisht.