• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton projektin për pishat, PD bojkoton votimin

by Java News
23/11/2017 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së Këshillit bashkiak të Tiranës është miratuar projekti për mbjelljen e pishave të buta në autostradën Tiranë-Durrës. Projekti për mbjelljen e pishave u miratua me 31 vota pro, ndërsa Këshilltarët e PD u larguan pak para se të niste votimi i rendit të ditës.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se palmat e thara do të zëvendësohen me mbjelljen e pishave të buta pasi ky aks është i rëndësishëm dhe nuk mund të lihet në baltë. Por anëtarët e LSI u shprehën se ky projekt që kushton 2,5 milionë euro duhet të shkonte për punë më të rëndësishme në kryeqytet.

Mirela Bogdani nga FRD: Këto palma u thanë se janë blerë në Dubai dhe nuk janë palma mesdhetare. Pse duhet të përdoren buxheti i bashkisë për këto pisha kur mund të përdoret për punë më të rëndësishme.

Arbjan Mazniku: Është një zonë që i përket Tiranës dhe e rëndësishme. Pisha ka më pak nevojë për kujdes dhe ne gjykojmë që hyrja e qytetit nuk duhet të lihet në baltë.

Anëtarët e LSI: Duhet parë nëse ja vlen investimi për të mbjellë pisha të buta. 2,5 milionë euro për pisha mendojmë se janë shumë dhe duhet të investohen për gjëra më të rëndësishme që ka nevojë qyteti.

Gjithashtu janë miratuar edhe disa ndryshime në buxhetin aktual të Tiranës ku parashikohet rishpërndarja e fondit të investimeve dhe shpenzimeve korrente brenda Programit të Shërbimeve Publike Vendore, Programit të Planifikim Menaxhim Administrimit, Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit, Programit të Menaxhimit të Rrugëve dhe Transportit, Programit të Rendit dhe Mbrojtjes Civile, Programit të Ujësjellës Kanalizime dhe Programit të Strehimit dhe Planifikimit të Territorit për vitin 2017 si dhe rishpërndarjen e fondit të investimeve brenda Programit të Menaxhimit të Rrugëve dhe Transportit Publik dhe Programit të Kujdesit Social për vitin 2017.

Një tjetër vendim i këshillit Bashkiak ditën e sotme është dhe ai për të shtuar numrin e edukatorëve në çerdhe dhe në kopshte me 46 punonjës të rinj duke e çuar numrin total në 717. Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se ky propozim vjen si nevojë e përmirësimit të shërbimit në institucionet paraarsimore dhe për të arritur standardet optimale të shërbimit në të 33 çerdhet e Tiranës, duke ruajtur raportin 1 kujdestar për çdo 5 fëmijë latantë.

ma.me

Next Post
Reali i vë syrin sulmuesve të Tottenhamit

Reali i vë syrin sulmuesve të Tottenhamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In