• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli Bashkiak letër SPAK-ut dhe Burgjeve: Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin

by A R
17/12/2025 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Tanimë, është në dorën e prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado, nëse do ta pranojnë ose jo kërkesën, edhe pse në raste të ngjashme ata nuk kanë dhënë autorizim.

Kërkesa e plotë:

Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në konsultimin për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026

STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, referuar kërkesës së tij nr.42497 prot., datë 15.12.2025, për të marrë pjesë në konsultimin e PBA 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Sipas Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, konkretisht:

–Neni 58 pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.

–Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, për çështje të interesit publik.

Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, referuar ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41, parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, ju kërkojmë që nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike në një nga datat nga 16 deri në 18 dhjetor 2025.

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.


Kujtojmë se ishte vetë Veliaj i cili më 15 dhjetor, i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak përpara miratimit të buxhetit të vitit 2026, ku kërkonte që të merrej në konsideratë mendimi i tij në këtë proces.

Veliaj rifitoi karrigen e kryebashkiakut më 3 nëntor, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, u rrëzua vendimi i qeverisë për shkarkimin e tij. Po ashtu u pezulluan zgjedhjet në kryeqytet, duke e bërë të pavlefshëm edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj.

Ai po qëndron në burg prej 10 shkurtit, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në 9 raste, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Next Post
E tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për rastin e vdekjes së yllit të “Friends”

E tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për rastin e vdekjes së yllit të “Friends”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

June 30, 2026
Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo  për opozitën, por për qytetarët

Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për qytetarët

June 30, 2026
Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Besimi te drejtësia nis kur magjistrati kupton se edhe pushteti i tij ka kufij

June 30, 2026
PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

Spiropali: Jam duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, por do vijoj të jem pjesë e PS

June 30, 2026
LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

June 30, 2026

Një produkt politik që mund të prodhojë protesta

June 30, 2026
Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

June 30, 2026
Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

June 30, 2026
Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In