• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshillat e ekspertëve, sesi t’ja shpjegoni fëmijës tuaj terrorizmin

by Java News
31/07/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshillat e ekspertëve për të menaxhuar një situatë apo atmosferë “terroriste” që të vegjëlve mund t’u krijojë shumë ankth, sepse fëmijët kuptojnë më shumë nga se e imagjinoni.

“Mos e mendoni asnjëherë se nëse shtireni sikur nuk po ndodh asgjë është më mirë. E pamundur që fëmijët të mos e kuptojnë se për çfarë flasin prindërit apo se çfarë shohin në TV”.  Më mirë të flisni, për më tepër, “sa më parë të mundni, dëgjojini fëmijët”. Shpjegimin se si të përballoni me fëmijët bisedën mbi atentatet e ndodhura në disa vende dhe për mënyrën se si ato paraqiten në mënyrë dramatike në media të ndryshme, është Antonella Costantino, presidentja e Shoqërisë së neuropsikiatrisë së fëmijërisë dhe adoleshencës.

Ajo u drejton disa këshilla nënave dhe baballarëve, për të shmangur ndaj fëmijëve ekspozimin e tyre me mesazhet e vazhdueshme të ankthit. Së pari, shpjegon ajo për ANSA-n, “nuk është mirë që të shtireni për asgjë. Fëmijët kuptojnë më shumë nga se ju mund të mendoni, ata i ndjejnë emocionet dhe frikën që në ajër. Pra, në këtë mënyrë, ata duhet të shoqërohen në këtë kuptueshmëri. Vetëm të folurit është i rëndësishëm për të zvogëluar ndjenjën e ankthit”.

Por më parë, përpara se të flisni, është më mirë se të dëgjoni. Më shumë se sa të jepni menjëherë një shpjegim, “gjeni mënyrën për ta nisur atë: dëgjoni se çfarë imagjinojnë, çfarë perceptojnë fëmijët rreth situatave të fundit që kanë prekur gjithë opinionin botëror”. Për ta bërë këtë, “në përgjithësi mjafton një koment, një gjë e përgjithshme, për shembull ‘çfarë gjëje keqe!’”.

Është një mënyrë për të bërë të kuptueshme se mund të flitet më tej. Fëmijët mund të ndjehen menjëherë të ‘autorizuar’ për të folur. Në të kundërt, nëse fëmijët kuptojnë se të rriturit nuk duan të flasin, ata mbyllen në vetvete”. Padyshim çdo shpjegim duhet thelluar në bazë të moshës, por në përgjithësi, është e rëndësishme “të risiguroni, pa u shtirur se gjithçka shkon mirë”.

Mesazhi që i ndihmon fëmijët, shton ekspertja, është fraza: “E gjithë kjo që po ndodh nuk është e pavërtetë, por gjithçka është nën kontroll”, dhe jo t’i shpjegoni se po bëhet gjithçka për të zvogëluar rrezikun. Është mirë që të mësojnë “se është një pjesë e jetës të cilën ne nuk e kontrollojmë dot, edhe pse mund të reagojmë për të reduktuar rrezikun”.

T’i flisni për tragjedinë e ndodhur ose për rrezikun e atentateve të mundshme nuk do të thotë se duhet t’i mbingarkoni fëmijët me imazhe dhe lajme. “Është e pamundur të ndryshoni kanal në mes të një raportimi, sepse kjo do të kishte efektin e kundërt, por më mirë të shmangni ekspozimin e tyre ndaj imazheve të përgjakshme dhe të mos i flisni përgjatë gjithë ditës për këto ngjarje”, raporton shqip.

Në imagjinatën e tyre “fikërat mund të marrin përmasa të pakontrolluara, duke u transformuar në mendime obsesive dhe ankthe gjatë natës. Në këtë rast, nëse shihni probleme të mëdha tek fëmijët tuaj, atëherë drejtohuni një specialisti”.

Në fund – edhe pse ky është një mesazh që më së shumti duhet ta kuptojnë të rriturit – “mos bini në kurthin se janë gjithë të mirat nga një anë dhe të këqijat në një anë tjetër”, dhe, mbi të gjitha, “bëni kujdes ndaj përgjithësimeve që janë gjithnjë të gabuara”.

Reziku, përfundon Antonella Costantino, “është të arrini në mesazhin se i huaji ose i ndryshmi mund të jetë i keq. Nëse veproni kështu, ju do t’i krijoni fëmijës tuaj fobi ndaj personave që i rrethojnë”./shqip/a.k

Next Post

FOTO/ Rama: Rilindja urbane në Veri, rruga Manati Lezhë e rikonstruktuar plotësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In