• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këshillat e dermatologëve për mbrojtjen e lëkurës nga dielli

by
23/07/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditët e nxehta të këtyre ditëve të korrikut, specialistët e shëndetit kryesisht dermatologët japin këshillat e tyre në drejtim të mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Djegiet e diellit

Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që të bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraket e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë. Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme.

Ekspozimi

Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Gjithashtu sipas dermatologëve, nuk duhet tepruar me ngjyrën çokollatë të trupit. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s’është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli nën temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë

Deti

Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6-7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15-20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2-3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë

Ja disa nga këshillat e specialistëve të shëndetit:

1-Mbani syze dielli

2-Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia

3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare

5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi

6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)

7-Shtojini menusë së përditshme sa më shumë sallatra dhe lëngje

8-Uji i detit bën mirë për gjendrat tiroide

9-Nxehtësia e verës kuron veshkat

Ndërkaq, sipas dermatologëve, nuk duhet të harrojmë se :
-5 orë në ditë, gjatë verës janë tepër të dëmshme për lëkurën. Bëhet fjalë për orën 10 të mëngjesit deri në orën 3 të mesiditës. Gjatë kësaj kohe mjekët rekomandojnë që njerzit dhe veçanërisht fëmijët të mos dalin nga shtëpia.

-30 minuta para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.

-99 për qind mbrohen sytë nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe vjeshtë dhe në dimër.

-15 minuta mjaftojnë që lëkura të dëmtohet nga dielli. Efektet negative të djegies vihen re vetëm 12 orë pas dëmtimit të lëkurës, kjo e bën të vështirë për njerëzit ta kuptojnë se rrezet që marrin janë të tepërta ose jo.

-34 gradë celsius duhet të jetë temperatura e ujit në det ose në pishina që njerëzit të mund të lahen pa problem dhe pa frikë, temperature më të larta ose edhe më të ulta janë të dëmshme për lëkurën.

Next Post

10 mënyrat më të tmershme të ekzekutimit që njeh historia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

August 10, 2026
Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

August 10, 2026
VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë!

August 10, 2026
Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

August 10, 2026
VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

August 10, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

August 10, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht

August 10, 2026
Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com