• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla nga PD: Ja si mund ta “ruajmë mendjen” në këtë vetëizolim

by Java News
17/03/2020 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga PD është ofruar së fundi një set këshillash në lidhje me ruajtjen e mendjes në kushte izolimi në shtëpi. Një prej emrave të saj ardhur nga fusha e psikologjisë, ish-deputetja Oriola Pampuri, ka vendosur të kontribuojë me keshilla psikologjike, në atë që ndryshe mund të quhet “ruajtja e mendve të kokës” në rrethanat e një ndryshimi drastik të sjelljes sociale, diktuar nga koronavirusi.

“Shëndeti mendor është bastuni ku duhet të mbështetemi gjatë kësaj periudhe. Një shëndet i mirë mendor, na ndihmon ta vlerësojmë pozitivisht situatën dhe njerëzit rreth nesh.

Të gjithë sot jemi përballë një situate të panjohur, dhe pikërisht kjo është ndjesia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Të vetmit persona më të qartë e më të kthjellët, për të gjithë këtë situatë, janë studiuesit, shkencëtarët, të cilët japin sinjale dhe informacione të here pas hershme, kundrejt të cilave mbajmë vesh të gjithë.

Ajo që na mundon më shumë, dhe pyetjet që ngremë rëndom janë:  Çfarë është? Kur do të përfundojë e gjitha kjo? Shpresojmë shumë të mos prekemi ne dhe të afërmit tanë. Nëse prekemi, çfarë do të ndodhë me ne? Nëse bëj këtë apo atë, prekem apo jo nga ky virus? Nga ana tjetër dëgjojmë shifra, kaos, alternativa, zgjidhje, e kështu me radhë.

Besoj kjo është panorama e gjendjes së secilit prej nesh në këtë periudhë, shtoji të gjithë kësaj edhe faktin, që duhet të izolohemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, e shton edhe më shumë intensitetin e këtyre pyetjeve dhe të panjohurës me të cilën po përballemi. E gjithë kjo, nëse nuk menaxhohet sic duhet, shton edhe një problematikë tjetër, rrezikon të cenojë shëndetin tonë mendor. Pra duke dashur nën obsesion të ruajmë shëndetin tonë fizik, harrojmë të kujdesemi dhe cënojmë mirëqenien e shëndetit tonë mendor.

Natyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrëdhënieve sociale. Ne jemi mësuar që çdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t’i shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi.

Sot është momenti të mbështesim fort njëri tjetrin, është momenti në të cilin, virtualisht mund të kërkoni që dikush t’ju dëgjojë e pse jo dhe t’ju këshillojë. Sot në qendër të bisedave tuaja duhet të jenë tema që t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe në shoqëri. Mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht. Nëse gjendeni përballë tyre shmangini dhe zëvendësojini me diçka tjetër që do t’ju bënte të ndjeheshit mirë.

Shpesh, nën ngarkesën e ditëve dhe punës, kemi artikuluar që nëse do kisha pak kohë të lirë do realizoja këtë apo atë. Sot keni mundësinë të lundroni në listën e gjatë të angazhimeve që nuk mund t’i shlyenit gjatë periudhës së angazhimit tuaj. Mbajeni veten larg apatizmit, qëndroni aktiv, çdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje.

Kështu do të mund t’i shpëtoni stresit i cili nëse ju pushton, ju bën më të rrezikuar nga paniku. Mos harroni, frika, është e shëndetshme, nëse është në nivelet e mekanizmave mbrojtës, por nëse i tejkalon ato, atëherë shndërrohet në nxitës të pasojave të mëtejshme që pasohen me ankth e më pas panik.

Mundohuni të fokusoheni në informacione të sigurta, dhe mos shpërqendroni vëmendjen tuaj në disa burime. Fokusohuni aty ku jeni më të qartë e më të qetë, fokusohuni në informacione, të bazuara në protokolle të sigurta të zbatuara nga OBSH. Të izolohesh nga socializimi, nuk do të thotë të ndjehesh I izoluar emocionalisht.

Të flasësh në facetime, me miq, prindër, të afërm, e të ndash me ta eksperiencën e ditës, të diskutosh me ta, në një farë mënyre në një situatë të tillë do të zëvendësonte takimet e bisedat e drejtpërdrejta, edhe kjo do të shërbente si një varkë shpëtimi.

Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qenia njerëzore duhet ndonjëherë të eksperimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është. Kjo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ia dalim.

Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen”.

Next Post
Parashikimi i hidhur i mjekut të njohur amerikan: Kulmi i rasteve me koronavirus në SHBA rreth datës 1 maj!

Parashikimi i hidhur i mjekut të njohur amerikan: Kulmi i rasteve me koronavirus në SHBA rreth datës 1 maj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com