• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Këshilla e “Trumpit rus”: Votoni për Donald, Hillary do të nisë luftë bërthamore

by Java News
20/10/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amerikanët duhet të votojnë Donald Trump si president muajin tjetër, ndryshe rrezikojnë një luftë bërthamore. Kështu mendon aleati ultra-nacionalist rus i presidentit Vladimir Putin.
Vladimir Zhirinovski, i cili pëlqen ta krahasojë veten me kandidatin republikan në SHBA, është një deputet veteran që njihet për retorikën e fortë. Ai deklaroi në një intervistë për Reuters se Trump është i vetmi që mund të ulë tensionet e rrezikshme midis Moskës dhe Uashingtonit.
Sipas Zhirinovskit, Hillary Clinton mund të nisë Luftën e Tretë Botërore.
Shumë rusë e konsiderojnë Zhirinovskin si një figurë kllouni, i cili bën deklarata të forta për të tërhequr vëmendje, por ai shihet gjerësisht edhe si një shërbëtor besnik i politikës së Kremlinit, shpesh i përdorur për të përhapur ide radikale, për të testuar reagimin e publikut.
“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë më të këqija. E vetmja mënyrë për t’i përkeqësuar është fillimi i luftës”, thotë Zhirinovski, nga zyra e tij e madhe në katin e dhjetë të Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus.
Leader of Liberal Democratic Party of Russia Zhirinovsky speaks during interview with Reuters in Moscow
“Amerikanët që do të votojnë për presidentin më 8 nëntor duhet ta kuptojnë se po votojnë për paqe në planetin Tokë nëse zgjedhin Trumpin. Por, nëse votojnë për Hillary, do të ketë luftë. Do të jetë film i shkurtër, kudo do të ketë Hiroshima dhe Nagasaki”.
Komentet e Zhirinovskit vijnë në një moment mosmarrëveshjesh të mëdha mes Uashingtonit e Moskës për Sirinë e Ukrainën dhe pasi Shtëpia e Bardhë akuzoi Rusinë për një fushatë sulmesh kibernetike kundër organizatave të Partisë Demokratike.
Putin ka këmbëngulur se vendi i tij nuk është përfshirë në përpjekjet për të ndikuar mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Zhirinovskit i pëlqen të tronditë opinion publik liberal dhe vazhdimisht kritikon Perëndimin, të cilin ai dhe nacionalistë të tjerë rusë e konsiderojnë si dekadent, hipokrit dhe të korruptuar politikisht.
Stili i tij luftarak, i ngjashëm me atë të Trumpit, bën që të sigurojë mjaft kohë televizive dhe miliona vota në zgjedhjet ruse, sidomos nga klasa punëtore, që përbën bazën e përkrahjes edhe për kandidatin republikan në SHBA.
Zhirinovski një herë propozoi bllokimin e shumicës së muslimanëve nga Rusia jugore përmes një gardhi me gjemba, njësoj si thirrjet e Trumpit për ndërtimin e një muri në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.
Zhirinovski, i cili thotëm se është takuar me Trump në New York më 2002, mburret me ngjashmëritë që ka me bizn esmenin amerikan. Ata janë thuajse moshatarë, flasin gjuhë të ashpër dhe vendosin vendin e tyre të parin. Zhirinovski madje ka thënë se dëshiron të bëjë një test DNA-je, për të parë nëse ka lidhje gjaku me Trump.
Por ndryshe nga Trump, miliarder i pasurive të patundshme, i cili e mban veten si kandidati anti-sistem pa të kaluar politike në garën presidenciale, Zhirinovski është një politikan i konsumuar, i cili gjendet në Duma prej më tepër se dy dekadash.
Russian President Putin attends awarding ceremony in Moscow
Edhe Putin e ka lavdëruar Trumpin si “shumë të talentuar”, ndërsa kandidati republikan ka thënë se shefi i Kremlinit është lider më i mirë se presidenti amerikan Barack Obama. Clinton e ka akuzuar Trumpin si shumë të lidhur me Putin dhe ka vënë në pikëpyetje interesat e tij të biznesit në Rusi.
Në të tjera komente që kanë kën aqur Moskën, Trump ka ngritur pyetje për dobinë e NATO-s për Uashingtonin dhe ka folur me nënkuptim për aneksimin e Ukrainës nga Rusia më 2014, duke lënë të kuptohet se SHBA nën presidencën e tij do të ndiqte një politikë të jashtme më të izoluar.
“Atij nuk i bëhet vonë për Sirinë, Libinë dhe Irakun dhe pse dreqin duhet që Amerika të ndërhyjë në këto vende? Dhe Ukraina. Kujt i duhet Ukraina?”, thotë Zhirinovski, i cili thotë se ka qenë mik me Saddam Hussein e Muammar Gaddafin, për vdekjen e të cilëve ende ankohet.
“Trump do të ketë shansin e shkëlqyer t’i bëjë marrëdhëniet më paqësore. Ai është i vetmi që mund ta bëjë”, thotë, duke shtuar se Trump mund të fitojë edhe çmimin Nobel për Paqen.
Ndërsa për Clinton, Zhirinovski e krahason me një “vjehrrë të keqe” dhe thotë se periudha e saj si Sekretare Shteti më 2009-2013 tregon se nuk është e përshtatshme për të udhëhequr vendin.
“Ajo është e uritur për pushtet, ajo mendon se Amerika është vend i veçantë. Kjo është e rrezikshme. Ajo mund të nisë luftën bërthamore”, thotë Zhirinovski. “Amerikanët duhet të votojnë Trumpin, sepse burrat kanë drejtuar për miliona vjet. nuk mund të rrezikosh duke lënë një nga vendet më të pasura e të fuqishme të udhëhiqet nga një grua”.
Për komentet e Trumpit më 2005 ndaj grave, Zhirinovski është shpërfillës: “Kudo në botë burrat thonë ndonjëherë gjëra të tilla, në biseda me shokët e tyre. Ne duhet të shohim vetëm cilësitë e tij në biznes e politikë”.
Ndonëse Putin e Trump nuk janë takuar kurrë, Zhirinovski beson se ata mund të vendosin një lidhje të fortë bashkëpunimi, duke shtuar: “Fitorja e Trumpit do të ishte dhuratë për njerëzimin. Por nëse fiton Hillary Clinton, ajo do të ishte presidentja e fundit e SHBA”.
Reuters/d.i.

Next Post
Gazetat në televizion i lexon … macja (VIDEO)

Gazetat në televizion i lexon ... macja (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In