• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilla e Majkos për të rinjtë: Mësoni nga gabimet tona

by Java News
20/03/2016 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i FRESSH, Pandeli Majko, i ftoi të rinjtë e sotëm socialistë të mësojnë nga gabimet e bëra nga liderët e Partisë Socialiste, duke iu referuar Kongresit të zhvilluar dje. “Duhet të mësoni dhe nga të metat tona, të vendosni të bëheni pjesë apo jo të dialogut tonë të djeshëm hamletian, “të jesh a të mos jesh”.

Ndërkohë, përveç Majkos, në jurinë që do të përzgjedhë djemtë dhe vajzat që do të drejtojnë organizatat e FRESSH-it në të gjithë Shqipërinë ishin edhe: Elisa Spiropali, Arlinda Dudaj dhe Gaz Paja.

Spiropali: Forumi rinor i PS ka bërë histori dritëhijesh, sigurisht më shumë dritë se sa hije dhe është i pakonkurueshëm në skenën e forumeve shqiptare. Por ka nxjerrë dy kryeministra njëri pas tjetrit, nuk ka forum rinor në botë ta ketë bërë këtë. FRESSH ka prodhuar fytyra, emra histori e me radhë.

Dudaj: Besoj se ky brez i ri të rinjsh dhe të rejash do ta vazhdojë ta çojë përpara këtë ndryshim. Jam këtu për të dhënë kontributin tim modest. Do bëjmë maksimumin për të përzgejdhur gocat dhe çunat më të mirë dhe me të aftë që do të udhëheqin organizatat e FRESSH-it në të gjithë Shqipërinë.

Gaz Paja: Të qënit anëtar jurie ma bën të vështirë punën, sepse më duhet të zgjedh më të mirën ose më të mirin mes më të mirëve. Ju jeni fresh në ide, në punë fresh në moshë. Besoj dhe Pandi ndjehet si 20-vjeçar energjik mes jush. Jeni fresh jo si parti, por si mendësi, si dashuri, ju priftë e mbara.

Kur Rama tha se do të provojë vetë njëherë nëse mund të bëhet pjesë e socialistëve të rinj duke u përballur me këtë juri, mori një thumb nga Pandeli Majko “Që tani e kemi ndarë hesapin, i gjatë e që vjen nga Franca, e ka studiuar në Francë, ta harrojë, nuk duhet të shkelë përballë nesh, kemi vuajtur shumë nga këto dy karakteristika si parti”.

Edi Rama: Të rinjtë pa asnjë limit dhe pa asnjë diskriminim mund të regjistrohen në këto audicione. Juria jonë jo rastësisht përfshin një njeri me figurë të padiskutueshme në politikën shqiptare të këtyre 20 e kurus viteve, edhe një politikane të re si Elisa, por edhe dy të tjerë që nuk janë në fushën e politikës, por janë qytetarë aktivë, Arlinda nga bota e letrave dhe Gazi nga bota e gallatës. Jam shumë i intriguar nga kjo eksperiencë e re. Gjithsecili do hyjë në konkurs me këtë siguri: kjo juri është e pakorruptueshme. Kjo juri nuk korruptohet as nga tarafet, as nga kushërinjtë, as nga të njohurit, dhe jo e jo me ato mënyrat e tjera se si korruptohen ndonjëherë juritë në këtë vend.

Pandeli Majko: Zoti Rama prit pak, nga e nxorët konkluzionin që jemi të pakorruptuar?

Edi Rama: E kam nga eksperienca që nuk të kam korruptuar asnjëherë. Nëse më lejohet do kisha shumë dëshirë që në audicionin e parë të bëja edhe unë një provë, nëse jam apo nuk jam mes liderëve të rinj.

Gaz Paja: Ky djali për mua nuk kalon.

Pandeli Majko: Që tani e kemi ndarë hesapin, i gjatë e që vjen nga Franca, e ka studiuar në Francë, ta harrojë, nuk duhet të shkelë përballë nesh, kemi vuajtur shumë nga këto dy karakteristika si parti.

Next Post

Vendet e ndaluara të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In