Dermatologia Amarda Cenko, foli për rrezikun e sëmundjes së melanomës ose ndryshe, kancerit të lëkurës.
Rreziku për krijimin e kësaj sëmundjeje është më i lartë gjatë stinës së nxehtë kur ekspozimi në diell ëshë më i lartë, por ajo listoi disa masa mbrojtëse që të cilat janë gjithnjë në rekomandimet e mjekëve dermatologë. Këshilla kryesore është edhe mbrojtja me kremrat me faktorë mbrojtës.
Rudina Magjistari: Cilat janë masat që duhet të ndërmarrim gjatë sezonit veror për të parandaluar një mbrojtje të tillë?
Amarda Cenko: Sezoni veror me temperaturat e larta dhe rrezatimin e fortë kërkon një mbrojtje totale të trupit me kremrat me filtrat mbrojtës.
Rudina Magjistari: Sa është faktori i rekomanduar nga ju?
Amarda Cenko: Minimumi i faktorit mbrojtës është 30. Ajo që ne dëgjojmë është që turistët frekuentojnë plazhet, kërkojnë të marrin atë tendencën e ngjyrës së bronztë dhe përdorin filtra shumë të ulët si 10, 15 apo 20. Kjo është e gabuar. Nxirja e lëkurës lidhet me fototipin e lëkurës, kjo nuk do të thotë që nëse duam të nxihemi duhet të neglizhojmë me mbrojtjen e lëkurës. Filtrat në plazh duhet të jenë nga 30, mund të shkojë deri në 50. Për personat me lëkurë të bardhë, flokë biond apo të kuq, sybojëqiell kërkojnë që të përdoret edhe në periudhën e plazhit një mbrojtje 50.
Rudina Magjistari: Në cilat orë mund të marrim rreze dielli të pastra?
Amarda Cenko: Dielli i mirë është deri në orën 10 të mëngjesit dhe përtej orës 16:30 të pasdites.
Rudina Magjistari: Vetëm në këtë orë mund të dalim pa mbrojtës?
Amarda Cenko: Jo, edhe në këtë orë duhet të dalim me kremra mbrojtës, por fasha tjetër e orarit të ekspozimit në diell është akoma më e dëmshme për lëkurën. Ekspozimi në diell gjithnjë duhet të paraprihet nga mbrojtja. KLAN