Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ekziston një numër i mënyrave që Britania e Madhe mund ta kthejë vendimin e referendumit të javës së kaluar për të dalë nga BE. “Time” njofton se pas një takimi të hënën me kryeministrin në largim të Britanisë së Madhe, David Cameron, sekretari i Shtetit John Kerry tha se Britania mund të mos e lërë BE-në kurrë, pavarësisht rezultatit të referendumit të javës së kaluar, përcjell Gazeta Express.
“Kjo është një ndarje shumë e komplikuar,” tha Kerry dje në festivalin “Aspen Ideas” në Kolorado, duke vazhduar se shumica e njerëzve që votuan për të dalë nga BE, as nuk e kanë ditur si e as nuk kanë dashur seriozisht që ta ekzekutojnë vendimin për të dalë.
ma.me