Është padyshim një kthesë e madhe në luftën kundër xhihadistëve dhe një lajm i mirë për gjithë botën.
Pas shumë përplasjeve diplomtaike, SHBA i ka ofruar bashkëpunim Rusisë në luftën kundër Shtetit Islamik.
“ISIS është armiku i përbashkët dhe rusët e kanë kuptuar që nuk është e lehtë t’i mposhtësh. Ne ofrojmë mundësinë e krijimit të një koalicioni global për të mundur ISIS” – ka deklaruar sekretari i Shtetit John Kerry sipas ‘Tema’-s.
Ai shtoi se duhet luftuar ISIS siç u luftua Al Kaeda, të mposhtet një herë e mirë që të mos jetë më kërcënim për askënd.
“Mund t’i japim fund gjithë kësaj nëse bashkëpunojmë”, tha Kerry.
Ai përfundoi duke thënë se krijimi i koalicionit botëror varet nga Rusia dhe Irani.
Topi është tashmë në fushën e rusëve që duhet të marrin një vendim tejet të rëndësishëm.