Partia Socialiste dhe kandidati për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj vijon fushatën elektorale.
Në mbështetje të tij janë dhe deputetët socialistë Xhemal Qefalia dhe Blerina Gjylameti.
Në fjalën e tij Qefalia paralajmëroi presidentin Ilir Meta ku tha se i ka hyrë frika në palcë nga reforma në drejtësi.
“”Kush janë ata që u ka hyrë frika në palcë? Është Likja. Likja, i cili vajti tek zyra e presidentit me idenë presidentin e të gjithëve.
E keni parë, e keni ndjerë.
E kemi ndjerë unë më shumë dhe Blerina në Parlament për ligjet që kthente pafund, për dekretet që nuk i miratonte, për ministra që nuk i miratonte sepse donte tu pyeste ai.
Por për çfarë?
Krraba e di shumë mirë çfarë ka ndodhur. Për çfarë mund ta bënte?
Një herë thotë tani se pse dolën deputetët dhe i çon fjalë KQZ numëroji çik sa deputetë janë sepse i interesonte që deputetët e atyre të dalin në rrugë të paudhëve.
Tashmë thotë cila është procedura sepse ka mundësi që ky Parlament të më shkarkojë.
Po do shkarkohesh po dole përballe dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh.”
E njëjta gjë ndodh sot edhe me Lulin, Lulin e shkretë, i cili vetëm të buzëqeshë të bëjë flokët me llak, vetëm bën mirë ai.
Se kur ishte ministër i Brendshëm, buzëqeshte nga kryeministria lart për gjakun e katër të vrarëve. A ju kujtohet PD në ’98?
Nxori tanket, i çoi tek PD sepse mendonte se në pushtet vihet vetëm duke kërcënuar socialistët e thjeshtë. Po jo mo jo, nuk mund të ndodhi.
Luli tashmë ato njerëzit që mbrëmë e kthyen në një funeral mblidhen dhe do thonë jo Rama ik, por Luli ik.
Ik për të zhbllokuar PD, largohu sa më parë për ti hapur rrugë njerëzve me vizion dhe me arsye.”