GJKKO ka rrëzuar një tjetër kërkesë të avokatëve të Sali Berishës.
Teksa pritet të jepet masa e arrestit shtëpiak, avokatët kërkuan që të pranishëm në sallë të ishte edhe media.
Kjo, për të transmetuar qendrimin e tyre politik në mbrojtje të Berishës.
Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e cila më herët rrëzoi edhe pretendimin për të përjashtuar nga trupi gjykues Irena Gjokën.
Ndërkohë pritet që GJKKO të shprehet edhe për masën.
/a.r