• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkonte thesarin, por s’e gjeti kurrë/ Detaje nga inskenimi i Pecorellit. Nga ndihma e priftit shqiptar te jetesa me murgjit në Medjugore

by Java News
21/09/2021 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli, ngjan me një roman triller. Një ditë më parë ai dëshmoi se për disa muaj kishte qëndruar në një komunitet murgjërish, në Medjugorie, në Bosnjë Hercegovinë.

Shumëkush ngriti dyshime për arsyen se përse inskenoi vdekjen e tij e për t’u fshehur në një vend që konsiderohet i shenjtë, i njohur në mbarë botën si “Lurda e Ballkanit”, vend ku virgjëresha Mari iu shfaq përsëri 6 vegimtarëve 40 vite më parë.

Në vitin 2013, Papa Françesku autorizoi shtegtimin në Medjugore, duke u shprehur se “në Medjugore është Hiri i Tënzot. Ka njerëz që kthehen në Udhën e HYJIT”. Por, Davide Pecorellin nuk e shtyu besimi për të udhëtuar drejt Medjugores. Sipas mediave italiane, ai shkoi në vendin e shenjtë me ndihmën e një prifti që e kishte njohur në Shqipëri, për të kërkuar një thesar, të cilin duket se nuk e gjeti kurrë.

Sipërmarrësi italian pranoi përpara prokurorëve se në tetor kishte planifikuar të kthehej në shtëpi. Gjithashtu, ai bëri një pohim të rëndësishëm, kur tha se kishte kryer krime në Shqipëri.

Sipërmarrësi tha se po kërkonte monedha ari në Medjugore, një thesar të cilin nuk e gjeti kurrë. Pecorelli rrëfeu se përgjatë kohës që kishte qëndruar në Medjugore nuk kishte komunikuar me asnjë prej familjarëve. “Ata më panë kur u ktheva nga ishulli i Montecristos”, pohoi ai.

“Vendosa të zhdukem sepse kisha probleme ekonomike. Jam praktikisht i rrënuar”, pranoi biznesmeni në dëshminë 3-orëshe para prokurorëve. 45-vjeçari tha se në tetor kishte planifikuar të kthehej në shtëpi, ndonëse ai u zbulua këtë muaj pas një ngjarjeje aksidentale.

“Nuk kisha asgjë për të fshehur. Për ligjet që kam shkelur (në Shqipëri) u tregova gjithçka prokurorëve kur më morën në pyetje. Ju mediave, ju kërkoj të bëni detyrën sepse kam katër fëmijë, ndër ta tre minoren dhe një të rritur. Silluni në mënyrë profesionale dhe mos abuzoni nga situata”, është shprehur ai.

Dyshimet se biznesmeni italian kishte inskenuar “vrasjen” e tij ishin ngritur edhe më herët nga Policia shqiptare, ndërsa po verifikohen edhe dyshimet për dhunim të varreve. Dyshimet lindën sapo zjarrfikësja shoi flakët dhe në makinë u gjetën mbetjet kockore.

Davide Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar të 2021. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy netë. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit, ndërsa makina ku ai udhëtonte u gjet e djegur e brenda saj mbetje kockore, që kurrë nuk u vërtetuan që ishin të tijat. Për 8 muaj ai humbi kontaktet, por do të zbulohej pas një incidenti me varkë në ishullin e Montecristos, ku rrezikoi mbytjen.

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Situata e COVID/ 30 urgjenca në 24 orë, humb jetën e moshuara, kishte bërë të dyja dozat e vaksinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

September 16, 2026
Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

September 16, 2026
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale

September 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com