• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkoni për punë jashtë shtetit? Vendet ku keni mundësi

by Java News
28/03/2017 10:06
Businesswoman Interviewing Male Candidate For Job

Businesswoman Interviewing Male Candidate For Job

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë në të gjithë botën po fillojnë luftën e punësimit pas një viti me pasiguri politike dhe trazira…Gjatë vitit të kaluar, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, Donald Trump u shpall presidenti më i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe populizmi është përhapur në të gjithë Europën. Të gjitha këto ndodhi kanë shkaktuar një pasiguri për kompanitë dhe shumë prej tyre kanë ngrirë planet  e tyre për zgjerim.Brexit bëri që kompanitë në Londër dhe në Skoci të punësonin njerëzit me një normë më të ulët se sa qytetet e tjera të mëdha në botë.

Por ngjarjet po marrin një kthesë. Sipas anketës më të fundit të ManpowrGroup Employment të realizuar këtë muaj, kompanitë nga 39 në 43 vende thanë se presin rritje të stafit, sidomos në Azi dhe Europën Lindore.

11 vendet në të cilët kompanitë po kërkojnë për të zgjeruar forcën punëtore:

11.Zelanda e Re, vendi renditet i pari në shumë klasifikime për sa i përket cilësisë së jetës dhe kohët e fundit po përballet me fenomenin e plakjes së popullsisë.

10.Guatemala, ekonomia e të cilit dominohet nga sektori privat, i cili gjeneron rreth 85% të PBB-së. Kompanitë po shikojnë që të zgjerojnë me shpejtësi stafin drejtues në tremujorin e ardhshëm.

9.Bullgaria, vend i cili ka përjetuar një rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit dhe kompanitë tani po kërkojnë që të zgjerojnë forcën punëtore në disa sektorë, si shërbimet profesionale, por edhe në atë të minierave.

8.Hong Kong, mund të jetë një vend shumë të shtrenjtë për të jetuar por është qendër financiare për Azinë dhe shikohet si një portë për shërbimet financiare të Kinës.

7.Rumania, vendi po tërheq shumë kompani europiane të cilat po kërkojnë të zgjerohen pasi kostot e jetesës dhe pagat janë relativisht të ulëta krahasuar me vendet e tjera të BE-së, ndërsa cilësia e jetës është përmirësuar ndjeshëm.

6.Shtetet e Bashkuara. Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, kompanitë në Amerikë po kërkojnë që të punësojnë përsëri me shpejtësi.

5.Hungaria, është një ndër vendet me kostot më të ulët në Europë dhe gjithashtu është një vend ku tregu i punës është aktiv.

4.India është një ndër vendet në zhvillim me rritjen më të shpejtë në botë dhe po vazhdon të punësojë staf në mbarë botën në sektorë të ndryshëm, që nga shërbimet profesionale deri tek industria prodhuese.

3.Sllovenia Ndërkohë që punonjësit e Europës Perëndimore po punësojnë gjithnjë e më pak, në pjesën tjetër të rajonit, në Europën Lindore, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në fusha siç është teknologjia.

2.Japonia, vendi renditet ndër vendet që ka nivelet më të larta të punësimit tek bizneset, falë edhe kulturës së korporatave në qytete si Tokio.

1.Tajvani, vendi aziatik po tërheq pafund emigrantët të cilët kërkojnë që të rriten në karrirën e tyre dhe shumë shpejt do të shndërrohet në qendrën e kontinentit për sa i përket teknologjisë dhe financës. /Monitor/ma.me

Next Post
Peshkatarët ‘peshkojnë’ një bombë 300 kg në Sarandë

Peshkatarët 'peshkojnë' një bombë 300 kg në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

August 17, 2026
“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

August 17, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

August 17, 2026
Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com