• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkoni partneri/en binjak?! Bëni një test ADN-je që ta kuptoni/ Ja sesi

by Java News
11/05/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë e më shumë partnerë po i drejtohen testit të ADN-së për të zbuluar se sa është përputhshmëria e tyre gjenetike, ndërsa shkenca po ndihmon në gjetjen e partnerit ideal përmes analizave.

Çdo çift pritet të përjetojë vështirësi në një pikë të caktuar dhe mund të jetë e vështirë të dish se personi që ke zgjedhur të kalosh jetën është “i duhuri”.

Për të shtuar shkencë te kjo dilemë, kompanitë e ADN-së po ofrojnë një mënyrë më të lehtë për të kontrolluar nëse keni partnerin/en ideal/e duke krahasuar profilet gjenetike.

Këto teste po përdoren nga çiftet për të kontrolluar nëse e kanë gjetur vërtet “shpirtin binjak” dhe kanë shfaqur përputhshmëri gjenetike me partnerët afatgjatë.

Ka disa mjete që premtojnë të analizojnë përputhjen e dashurisë bazuar mbi gjenet e çiftit, një prej tyre është GenePartner.

Kjo bazohet në një eksperiment të famshëm ku gratë nuhatën bluza të veshura nga burrat për tre ditë dhe më pas vlerësuan perceptimin e tyre për tërheqjen.

Kërkuesit pas këtij testi në Universitetin e Bernës në Zvicër analizuan pjesën e veçantë të ADN-së që lidhet me kodet e molekulës HLA (antigjenin njerëzor leukocit).

Nga kjo gjë ata zbuluan se gratë preferonin bluzat e burrave që kishin molekula HLA sa më të ndryshme nga të tyret. Molekulat HLA prekin përgjigjen e sistemit imunitar, ndaj varieteti sa më i madh i tyre shpesh ofron një mundësi më të madhe të përgjigjeve imune, shkruan Shqip.

Në termat e evolucionit, kjo do të thotë se fëmijët e çifteve me varietet të lartë të gjeneve HLA do të kenë mbrojtje më të mirë nga një shumëllojshmëri sëmundjesh.

GenePartner ofron një pajisje që kushton 250 dollarë, ku çiftet marrin sekrecionet e faqeve të njëri-tjetrit dhe i dorëzojnë ato për t’u analizuar.

Formula e GenePartner pretendon se mat përputhshmërinë gjenetike mes dy individëve dhe bën një parashikim të saktë të fuqisë së bazës së tyre për një lidhje afatgjatë dhe të kënaqshme nga aspekti romantik.

Kjo ndodh duke u siguruar se gjenet HLA janë të ndryshme.

Së fundmi, stacioni televiziv CBS2 në Nju Jork vuri në test një teknikë të matjes së ADN duke e provuar te dy çifte të lumtura. Një test kushton zakonisht 150 dollarë.

Maks dhe Dona Fuechter, që kanë qenë të martuar prej 32 vitesh, e bënë testin dhe doli se ata ishin të përputhshëm nga aspekti gjenetik. “Kjo është me gjasa arsyeja përse kemi qëndruar kaq gjatë bashkë”, tha Dona Feuchter.

Çifti i sapofejuar Chelsea dhe Brian Hudson e bënë gjithashtu një test ADN-je të përputhshmërisë, duke bërë shaka se dasma do të anulohej në rast se rezultatet ishin të padëshirueshme.

Por rezultatet ishin, ashtu sikurse ata kishin shpresuar, se dashuria e tyre do të zgjaste.

Profesori i Universitetit Mançester, Daniel Davis, shkroi për përvojën e tij me gruan Katie në librin “Përputhshmëria e gjenit” që u publikua në vitin 2013.

Ai shpjegoi: “Ne të dy kishim një grup të ngjashëm prej rreth 25,000 gjenesh njerëzore. Disa nga gjenet tona variojnë nga njeriu në njeri, si për shembull ato që na japin tiparet e syve apo ngjyrën e flokëve. Por në librin tim unë përshkruaj gjenet më të veçanta, ato që janë përgjegjëse për përputhshmërinë tonë dhe që variojnë më së shumti mes nesh”.

Gjenet më të rëndësishme variuese janë ato të sistemit imunitar. Ato kontrollojnë mënyrën se si ne përballemi me sëmundjet. Por kërkimet e fundit tregojnë se ato mund të jenë edhe më të rëndësishme nga sa kemi menduar. Ka prova se ato ndikojnë në mënyrën se si truri ynë bën lidhjet, sa tërheqës jemi dhe madje sa gjasa kemi të riprodhohemi.

Për shembull, eksperimentet e fundit tregojnë se gjenet e përputhshmërisë mund të ndikojnë në problemet në shtatzëni. Një test ADN-je i anuluar nga Anthony Nolan Trust – një OJF bamirësie në Britani ndihmon dhuruesit dhe marrësit e transplanteve – zbuloi se gjenet e tij të përputhshmërisë ishin shumë të rralla, ndërsa ato të gruas së tij më të zakonshme.

Një grup i gjeneve të tij gjendeshin më së shumti në Europë, veçanërisht në atë lindore, ndërsa një grup tjetër ishte i pranishëm në Indi apo Australi. Gruaja e tij kishte një gjen që mund të ndihmonte nëse vuante ndonjëherë nga infektimi me HIV.

Ky testim i gjeneve tregon se ndonjëherë është fat i madh kur disa çifte që janë në lidhje afatgjata kanë arritur të gjejnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme mbi bazën e dashurisë.

Testimi i ADN-së për qëllime dashurie filloi së pari në vitin 1995 me eksperimentin e famshëm të bluzës. Ndërsa sot kërkuesit e dinë se asaj që ne i referohemi si “kimi” mes dy partnerëve, është një kombinim i sistemeve imunitare dhe njohja e ngjashmërisë gjenetike. Sa më të ndryshme gjenet imunitare, aq më të mëdha do të jenë mundësitë e fëmijëve për t’u përballur me sukses me sëmundjet. javanews/ a.k

Next Post

Lapsi.al: Ja kush është "Escobari drogës" Klemend Balili dhe lidhjet e tij me LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

Të shtëna me armë në Dukagjin, vriten babë e bir, plagoset rëndë një tjetër (EMRAT)

August 23, 2026
Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com