• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kërkon të marrësh frymë e merr një shpullë

by Etleva Bragjeçi
22/02/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Etleva Bragjeçi

Të paguash për të të rrahur! Kjo ishte ajo çfarë pamë dje në protestën e qytetarëve në parkun e liqenit, ku dikush që kërkon të marrë frymë, merr si këmbim një shpullë!  Protesta është e drejtë themelore e çdo individi dhe nuk mundet t’ua mbyllësh gojën qytetarëve me shpulla, grushte, shqelma apo kapje prej flokësh. Është e papranueshme teksa qytetarët protestojnë për të drejtat e tyre dhe rrihen nga efektivët e policisë, të cilët paguhen me taksat tona! Sado provokuese të ketë qenë ajo zonjë në atë protestë, apsolutisht nuk mund të trajtohej në atë mënyrë. Çdo turmë protestuesish mund të dalë jashtë kontrollit në një moment të caktuar,  dhe detyra e policisë është që ta mbajë nën kontroll situatën, ta mirëmenaxhojë dhe jo të degradojë në atë farë feje! Si qytetare më erdhi keq teksa pashë që policia, e cila presupozohet të na sigurojë rendin dhe jetën, na rreh pikërisht mu përpara të gjithëve; Si femër ndjeva akoma më tepër keqardhje që një zonjë të gjuhet me shpullë e të kapet prej flokësh. E përse? Sepse po proteston që të mos i hiqet ajo pjesë e vogël e gjelbëruar që i ka mbetur Tiranës. Turp!

Nëse një pjesë këmbëngul që atë protestë ta kthejnë dhe ta përdorin për qëllimet e veta, qoftë për të thënë që ajo protestë është e nisur nga opozita, apo kjo e fundit së bashku me ndonjë degë të thatë të saj siç mund të jetë AK tenton ta përdorë si kauzë të saj, e kanë gabim. Opozita le ta gjejë tjetërkund kauzën e saj, pasi ajo është kauza e qytetarëve të thjeshtë, që nuk kanë asnjë lidhje partiake, e aq më tepër me PD. Një pjesë të mirë të atyre që protestuan dje i njoh personalisht, e njoh Arditin, e njoh Eraldin, e njoh profesor Ervinin, e shumë të tjerë me radhë, të cilët s’kanë kurrfarë lidhjeje me të qenit militant i ndonjë partie politike, e jo më të përdoren nga opozita për një çështje të tillë. Zonjën e dhunuar nuk e njoh personalisht, por nga informacionet e dhëna nga media rezultonte që ajo zonjë ka qenë edhe në protestën e 21 janarit 2011, edhe në protestën për pronën në vitin 2014 dhe ishte edhe dje në protestë për parkun. Logjika të çon që ajo zonjë nuk është një militante partiake, por proteston edhe për kauza qytetare, siç është ajo e mbrojtjes së parkut të liqenit. Ai grup qytetarësh, me përjashtim të 2-3 personave që mund të ishin partiakë dhe që qytetarët u distancuan prej tyre që pa nisur mirë protesta, janë të njëjtët që protestuan edhe për ndërtimin e 17-katëshit që u nis të bëhej tek diga e Liqenit Artificial, janë po të njëjtët që kanë protestuar edhe për kauza të tjera në të mirë të qytetit. Flas për qytetarët që protestojnë se ai park vërtetë u dhemb dhe jo për militantët e opozitës apo njerëzit e politikës që protestuan sot. Jo, po flas për ata të djeshmit dhe të shumë herëve të tjera që i kam parë të mbrojnë kauza për qytetarët dhe qytetin ku jetojnë.

Po do të bëjmë pyetjen nëse është apo jo një protestë e drejtë, do të përgjigjem po me pyetje. Po citoj disa prej pyetjeve që një prej aktivistëve të shoqërisë civile, i cili ishte në protestë dhe madje edhe u dhunua dhe u shoqërua në polici, i bënte në një debat publik në rrjetet sociale dikujt që fliste si militant partie:

E para, pse qytetarët nuk u informuan për projektin, por një ditë të bukur u gjendën përballë faktit të kryer që aty do të ndërtohej dhe e panë hapësirën të rrethuar dhe pemët e prera?

E dyta, pse parku nuk bëhet poshtë digës së liqenit?

E treta, përse nuk pati dëgjesa publike?

Mbase mundet edhe që ata qytetarë ta kenë gabim, por pse nuk u informuan ata në mënyrë që të mos krijohej e gjithë kjo situatë. Bindni qytetarët me të dhëna e argumente dhe jo me dhunë.

Këtyre pyetjeve, po u shtoj edhe unë një dorë tjetër: Përse një park i tillë nuk ndërtohet tek Parku Rinia ku do të priteshin më pak pemë dhe ku është shumë më afër për qytetarët?; Përse një park i tillë të mos bëhet aty ku ka beton dhe ky beton të kthehet në gjelbërim dhe kënd lojërash për fëmijët?; Përse u dashka me ndërhyrë pikërisht në të vetmen hapësirë të gjelbërt të Tiranës, pak vende të tjera ka në Tiranë ku mund të ndërtohen parqe të tilla?

Askush nuk është kundër ndërtimit të parqeve, të gjithë jemi pro që të ndërtohen sa më shumë të tillë, por të ndërtohen atje ku nuk prishin por ndreqin, atje ku nuk priten pemë por mbillen të tilla, atje ku qytetarët janë dakord dhe jo atje ku qytetarët dhunohen për ta mbrojtur të vetmen mushkëri që i ka mbetur Tiranës.

Më erdhi vërtetë keq teksa lexoja një të ri partiak, që duke dashur të gjente argumente për të mbrojtur ndërtimin e parkut brenda parkut thoshte: Po ç’të keqe ka edhe sikur nga parku të ketë biznese fitimi?!

Po pse, pak biznese fitimi ka Tirana? Pse të mos mendojmë njëherë të vetme për frymën që marrim çdo ditë, se po na e hoqën atë nuk na duhen as bizneset më pas!

Për atë djalin e ri që mendon në mënyrë të tillë dhe për të gjithë të rinjtë e tjerë që mendojnë si ai, do t’u thoja: Jo doemos duhet me gjetur argumente edhe atje ku nuk ka për të qenë pro linjës së partisë. Të jesh në opozitë me problemin, në Shqipëri është si të jesh në pozitë me opozitën dhe në opozitë me qeverinë!

Next Post

Të huajt që blejnë një apartament 150 mijë euro, marrin shtetësinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com