• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon të kthejë kohën pas, por koha e tij ka mbaruar…

by Artur Ajazi
25/06/2021 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha mbetet i vetmi politikan në Ballkan dhe ndoshta në Europë, që kërkon të kthejë kohën (dhe kokën) pas, duke kërkuar gjithmonë “njëherë tjetër”. Ai ka humbur. Ai do të humbasë. Dhe sërish do të ripërsërisë historinë “me zhurmues”, duke shpërndarë fajin dhe gabimet e tij. Duke kërkuar zgjedhje të reja, duke u rikthyer në propogandën e dikurshme, duke ftuar edhe ata mbështetës që i kanë mbetur për “beteja dhe fitore të reja”. Edhe Fidel Kastro do ta kishte zili. Lulzim Basha mbetet politikani pa principe, njeriu që nuk e njeh turpin dhe humbjen, njeriu që edhe pse pëson disfatë dhe humbet “ushtrinë në fushëbetejë”,thotë sërish “unë jam komandanti”. Ai jeton me imazhin e së shkuarës. Pasi Partia Demokratike humbi thellë zgjedhjet e 2013 dhe Berisha dha “dorëheqjen” nga posti kryetarit partisë, kurse Lulzim Basha ishte i vetmi që nuk e dinte se kishte ikur nga pushteti. Ai ishte gjithmonë i “qeshuri, i gëzueshmi”, ai ishte gjithmonë tregimtari i paepur i bëmave me pushtet. Përgjatë 8 viteve të opozitës më skandaloze,Lulzim Basha asnjë ditë të vetme nuk është marrë seriozisht me politikbërjen e partisë, asnjëherë nuk është marrë seriozisht me riorganizimin e strukturave të partisë, por thjesht me punët dhe bizneset e tij të suksesshme. Duket sikur ka “ego politikani”, por në fakt Lulzim Basha sot e mot, është i kënaqur me postin e kryetarit të Partisë Demokratike, pasi nga aty, ai e ka të lehtë tu sulet “oligarkëve”, tu rrëmbejë ndonjë vilë apo “çek të bardhë”, dhe të organizojë tek-tuk ndonjë protestë me gjoja “aksion opozitar”. Lulzimi është i destinuar të jetë gjithmonë ëndërrimtari partisë. Thonë se edhe kur kishte pushtetin PD, Sali Berisha takohej shpesh me Lulin, thjesht për të dëgjuar nga ai “ëndërrat në sirtar”. Thelbi i gjithë disfatave të Lulzim Bashës, qëndron në faktin sepse ai nuk e ka kuptuar akoma, se nga kjo PD,nuk mund të bëhesh kurrë “kryeministër”, në qoftë se nuk je pak “berishë”. Ai u rraskapit duke e imituar, u djersit duke dashur ti ngjasojë në fjalime, xheste, komunikime me “popullin”, por duke mos arritur të jetë i duhuri. Ende nuk dihet, se kush i ka mbushur mëndjen  atij se, “duke u rizgjedhur kryetar partie çdo 4 vjet kur humbet zgjedhjet, shton besimin tek baza e partisë”. Lulzim Basha pas 13 Qershorit, (me rizgjedhjen e tij sërish kryetar PD-je, jashtë çdo logjike politike e  morali qytetar) e ka ndjerë se koha e tij ka mbaruar. E ka konstatuar atë në reagimet e demokratëve, në pjesëmarrjen e ulët  në takimet postzgjedhore, në rritjen e numrit të zërave kundër, apo  edhe pse jo, edhe në ftesën e sinqertë të kryeministrit Rama “për të bashkëpunuar pas Shtatorit 2021 me opozitën e re”. Situata më e fundit e krijuar në atë parti, loja apo dhe heshtja e gjatë e Lulzimit ndaj reagimit amerikan për Sali Berishën, tregojnë se ai është strukur në “hijen” e tij, për të pritur  ç’do të ndodhë, gjithmonë duke mos qenë ai protagonisti kryesor.

 

Next Post
“Do nisim një kapitull të ri”/ Rama me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”: Shpresoj që s’do ju zhgënjejmë

“Do nisim një kapitull të ri”/ Rama me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”: Shpresoj që s'do ju zhgënjejmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In