• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon të ikë, e zvarrisin/ Gjyqtari Artan Gjermeni jep dorëheqjen për herë të dytë

by Java News
14/09/2022 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Hoxhaj

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni dorëzoi për herë të dytë brenda pak muajsh kërkesë për dorëheqje nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ. Sipas anëtares së këshillit për marrëdhëniet me mediet, Marçela Shehu, gjyqtari Artan Gjermeni e ka dorëzuar kërkesën e dytë për dorëheqje të martën më 13 shtator 2022. Shehu pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa i është kaluar për shqyrtim komisionit të karrierës në KLGJ.

Artan Gjermeni dorëzoi kërkesë për dorëheqje edhe më 24 maj 2022, por deri në muajin korrik, KLGj nuk mori vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët në muajin maj.

Në kërkesën e parë për dorëheqje, Gjermeni paraqiste si arsye të largimit nga detyra kalimin e karrierës së tij në një stad të ri. “Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik, kjo për shkak të eksperiencës time shumëvjeçare akadaemike në fushën e të drejtës, si lektor në universitet, lehtësues dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës”, parashtronte Gjermeni në kërkesën e parë motivin e largimit nga funksioni i gjyqtarit.

Anëtarja e KLGJ-së, Marçela Shehu sqaroi për BIRN se gjyqtari Gjermeni vijon të ushtrojë detyrën e tij, ndërkohë që sipas saj nuk ka një rregullim ligjor lidhur me situata kur magjistratët japin dorëheqje të përsëritur, pasi janë tërhequr nga kërkesa e mëparshme.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se Gjermeni është shortuar në dhjetor 2019 dhe është ende në proces rivlerësimi, ndërsa nuk komentoi mbi ecurinë e çështjes.

Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Gjermeni është shortuar më 16 dhjetor të vitit 2019, por KPK ende nuk ka njoftuar kalimin e çështjes së tij në seancë dëgjimore publike.

Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.

Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht përshkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar.

Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u sulmua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij për të shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, në të ashtuquajturën çështja “Babale”, në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.  Berisha akuzoi në fillim të korrikut se procesi i vetingut ndaj Gjermenit ishte bllokuar./birn/m.j

Next Post
Kundërofensiva në lindje, ukrainasit për rusët: Ata jetonin si derra, na kanë torturuar

Kundërofensiva në lindje, ukrainasit për rusët: Ata jetonin si derra, na kanë torturuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In