• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon drejtimin e PD, Kadilli publikon spotin: Koha për një opozitë të re!

by A R
12/05/2021 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli, anëtar i kryesisë së PD-së garon për të marrë drejtimin e selisë blu pas humbjes në zgjedhje. Ai i është drejtuar me një video-mesazh demokratëve.

Kadilli thotë se demokratët nuk duhet të fshihen më pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së kundërshtarit. Por sipas tij duhet që të ndryshohet vetë selia blu së pari.

Deklarata e plotë e Kadillit:

Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet.

Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren? Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm?

Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin? Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes. Të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritëm liderit, me besnikëri, që të na dëgjohej zëri, ranë në një vesh shurdhër. Ato janë sot, kjo e sotme pa të ardhme të qartë.

Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij. Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri. Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë. Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë? Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë.

/a.r

Next Post
Infermieri i repartit “Covid 1” tregon momentin kur humbi shokun e ngushtë

Infermieri i repartit "Covid 1" tregon momentin kur humbi shokun e ngushtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In