• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkojnë të çojnë zemrën e Maradonës në Botërorin e Katarit; çfarë qëndron pas nismës së çmendur

by A R
24/03/2022 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zemra e Diego Armando Maradonës mund të jetë në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Një nismë e tillë synon që organi që iu hoq nga trupi legjendës argjentinase të futbollit, kur iu bë autopsia, i cili vdiq më 25 nëntor 2020, ta shoqërojë “Albiceleste” drejt një ëndrre të re për të fituar Kupën e Botës.

“Për dashurinë e Diego-s, në Botërorin e ardhshëm duam të përmbushim atë që mendojmë se do të ishte dëshira e tij. Ne duam që zemra e Maradonës të udhëtojë me ekipin kombëtar në Katar”, – tha Javier Mentasti, kreu i agjencisë së Bombeit, që promovon nisma të ndryshme.

Në autopsinë që iu bë trupit të pajetë të Diegos, zemra e tij u mbajt në kujdestarinë e Departamentit të Anatomisë Patologjike të qytetit La Plata, që i përket Policisë së Provincës së Buenos Aires, për diskutim mjekësor dhe kujdes në 10 vitet e ardhshme.

Dëshira është që Maradona të jetë i pranishëm në një farë mënyre me kombëtaren e Argjentinës, ashtu siç bëri si mbështetës që nga pensionimi i tij profesional në vitin 1997. “A mund ta imagjinoni zemrën e Diego Maradonës në dhomat e zhveshjes së ekipit kombëtar argjentinas dhe në bisedimet para ndeshjeve?

Mund të jetë një ëndërr, por ne duam që të realizohet”, – shtoi Mentasti, në deklaratat e mbledhura nga “AM 750” në Buenos Aires. César Pérez, themeluesi i “La Casa de D10S” në La Paternal, identifikohet me projektin: “Është gjëja më e mirë që zemra e Diegos të udhëtojë me kombëtaren në Katar, në mënyrë që lojtarët ta ndiejnë atë afër në një farë mënyre”.

Trupi i Diego Armando Maradonës ka mbetur pa zemër që nga dita e vdekjes së tij në qytetin e Tigre, për shkak se ky organ, ashtu si mëlçia dhe veshkat, janë mbajtur nga mjekësia ligjore për hulumtime të mëtejshme.

Drejtësia argjentinase vijon hetimet, gjithashtu, për shkak se vdekja e Maradonës ndodhi në rrethana të paqarta. Gjatë autopsisë, mjekët ligjorë zbuluan se zemra e tij peshonte dyfishin e normales, afërsisht 500 gram. Ajo është futur në formalinë për ta ruajtur.

/a.r

Next Post
“Nuk e njoh politikën”, Rezarta Shkurta fjalë të ndjera Nexhmije Hoxhës

“Nuk e njoh politikën”, Rezarta Shkurta fjalë të ndjera Nexhmije Hoxhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In