• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kërkoj të vazhdoj jetën, jam baba i dy fëmijëve…”/ U tentua të vritej dy herë, zbulohet letra e Otit të Elbasanit drejtuar Arben Krajës

by Java News
13/12/2022 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elton Kila i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, vijon të mos merret në pyetje nga SPAK, pavarësisht se emri i tij ka dalë dy herë si “objektiv” për tu eliminuar fizikisht nga grupe kriminale në qytetin e Elbasanit. Të dy tentativat për vrasjen e tij, kanë dështuar pasi ai nuk ka qenë pranë pikave ku vrasësit me pagesë kishin planifikuar për ta hequr qafe.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ditën e sotme ka zbuluar në “ABC Live” se vetë Elton Kila i është drejtuar me një letër direkt, kreut të SPAK, Arben Kraja, lidhur me situatën në të cilën ai gjendej, por deri më tani sipas Hoxhës, Oti i Elbasanit nuk është thirrur për të dëshmuar në SPAK dhe as nuk është lëshuar urdhër mbrojtje për të dhe familjen e tij.

Por çfarë thuhet në letrën që Elton Kila i është drejtuar SPAK?

Ai i drejtohet drejtuesit të SPAK, Arben Krajës se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë. Ai mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej. Elton Kila mes të tjerash kërkon të jap shpjegime përpara SAK për të sqaruar pozitën e tij. Po ashtu Kila në letrën e tij e njofton Arben Krajën se ka bërë kërkesë në polici për të përfituar mbrojtje.

“Kërkojë të japë shpejgime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kerkesë tej ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time.” shkruhet më tej nga Elton Kila.

Por kush e do të vrarë Oti Kilën?

Kujtojmë se disa ditë më parë aazetari Artan Hoxha u ndal tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të fortë, Heroinë. Hoxha shtoi se në celularin e tij janë gjetur foto dhe biseda bindëse se në Elbasan do të kryheshin dy goditje për të eliminuar dy persona të njohur në këtë qytet.

“Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë. Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate.” tha Hoxha.

Mes të tjerash gazetari ka theksuar se Xhafer Deliu ka pasur në celularin e tij, kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibejt në Elbasan.

“Kishte kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibeaj, apo njohur si vëllai i Spahiut që u vra në Belgjikë. Ka pasur kontakte mes Xhafer Deliut dhe Arben Spahiut.” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës në celularin e Xhafer Deliut janë gjetur foto të Dine Çamit dhe foton e Otit të Elbasanit. Hoxha theksoi se është shumë e qartë që kjo është një hakmarrje që tentohet të kryhet për shkak të masakrës së Bradasheshit.

“Në celularin e tij, u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfyer Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Mqs nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memës. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do vriste vetë Nuredin Dumanit. Janë gjetur foto.” shtoi gazetari Artan Hoxha.

Hoxha duke u ndalur tek kjo ngjarje e rëndë ka theksuar se Otit të Elbasanit është hera e dytë që kërkohet të eliminohet. Ai sipas Hoxhës ka kërkuar mbrojtje, por shteti nuk e ka thirrur as për të dëshmuar për ngjarje të tilla.

“Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhaferr Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar. Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar. Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt.”

“Del, se kush e kërkon eliminimin e Elton Kilës. Është për hakmarrje për Bradasheshin. Pse nuk e pyesin? Është e dyta herë që kërkohet të eliminohet. Henrik Hoxha e priti gjithë ditën por nuk kishte ardhur në vendin ku do kryhej vrasja. 200 mijë euro u paguan. Edhe këtë herë u gjet grupi që do e eliminonte. Minimalisht të merret në pyetje se nuk është marrë. ” tha Hoxha./m.j

Next Post
Vdes në moshën 21-vjeçare ylli i Tik Tok-ut, u aksidentua me makinë

Vdes në moshën 21-vjeçare ylli i Tik Tok-ut, u aksidentua me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In