Kërkoi të ndiqte gjyqin në Bruksel, gjykata belge pranon kërkesën e Mark Frrokut
Gjykata belge ka pranuar kërkesën e Mark Frrokut për të qenë i pranishëm në gjyqin ndaj tij në Bruksel, më 19 tetor. Ishte avokati i deputetit kristiandemokrat, Saimir Vishaj, që konfirmoi lajmin.
Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.
Gjyqësorit belg i kërkohet nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë.









