Kërkoi që të martohej me këngëtaren e njohur Bleona Qereti, por përfundoi në psikiatri.
Dalip Gjoka nuk ka mundur që të përballojë presionin nga opinioni publik për dëshirën e shprehur në media për martesën me këngëtaren.
Sipas gazetës Shekulli, Dalip Gjoka është sjellë nga Burreli në Tiranë mëngjesin e së premtes në spitalin Nr. 5 pas rëndimit të gjendjes.
Mjekët kanë refuzuar që të flasin për diagnozën, por tregojnë se Dalipi vazhdon që të flasë për planin e tij me Bleonën.
Ata deklaruan se ai nuk ka vuajtur nga problemet mendore por ditët e fundit ka pasur probleme dhe tërë kohën fliste për martesën “përrallore” që do të bënte me Bleonën.
Gjoka të premten duhet të ishte i ftuar te emisioni “Zonë e Lirë”, por që nga mëngjesi i së premtes ai është i shtruar në psikiatri.