• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkoi para për tërmetin/ Dënohet lezhjani që hapi llogari në emër të Ramës në ‘Facebook’. Gjendja shëndetësore e shpëton nga burgu

by Java News
21/11/2020 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të hapur llogari në Facebook në emër të kryeministrit Rama me qëllim mbledhjen e parave.

Gjendja e tij e rëndë shëndësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin. Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori dëri në shkurt ku më pas u lirua. Gjatë kësaj kohe, Meli ka qenë në masën detyrim paraqitje.

Por gjendja e rënduar shëndetësore dhe ndërhyrja kirurgjikale që do kryente në zemër detyroi prokurorin Arben Agovi të shfrytëzojë nenin 59 të kodit Penal kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari.

Kjo e fundit vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij.

Gjithashtu u vendos kthimi i shumave të parave që u vendosën në sekuestro preventive në banken përkate.

Arjan Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social Facebook publikoi dy numra llogarie dhe në emër të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribuonin me vlera monetare për banorët e prekur nga tërmeti.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se brenda një kohe të shkurtër ranë pre e mashtrimit 10 qytetarë të cilët ishin kosovar dhe shuma që kishte kaluar në dy llogaritë bankare ishte rreth 2 mijë euro.

Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit përsoni në fjalë ka rezultuar se kishte probleme të shëndetit mendor çka është faktuar dhe nga raporti mjekësor i cili është paraqitur nga avokati i të pandehurit, duke pretenduar se veprimet e kryera prej tij janë bërë për shkak të gjendjes shëndetësore.

g.kosovari

Next Post
COVID-19/ 4.7 milionë raste infeksioni në botë dhe 315 mijë viktima

Vala e dytë e COVID “gjunjëzon” botën/ Mbi 1.3 mln viktima, numri i të infektuarve shkon në 58 mln

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In